Me qindra dhi “pushtojnë” rrugët e Madridit, misioni i tyre është të ndalojnë zjarret

Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e banorëve në një qytet pranë Madrid, ku mbi 300 dhi kanë “pushtuar” rrugët dhe hapësirat e gjelbra me një mision të veçantë: parandalimin e zjarreve gjatë verës.

Burimi: AS

21.05.2026. 12:21

Nisma po zhvillohet në Soto del Real dhe është pjesë e një fushate të autoriteteve lokale për pastrimin e zonave me rrezik të lartë zjarresh përmes kullotjes së kontrolluar. Për rreth një muaj, kopeja do të pastrojë afro 16 hektarë kullota natyrore, breza mbrojtës dhe zona pranë banesave.

Autoritetet vendore thonë se përdorimi i bagëtive është një alternativë ekologjike ndaj makinerive tradicionale. Dhitë reduktojnë bimësinë e thatë që favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa njëkohësisht shmangin ndotjen dhe zhurmën e pajisjeve mekanike.

Këshilltari për Mjedisin, Nacho García, deklaroi se projekti synon “rikthimin e praktikave tradicionale të përshtatura me nevojat moderne”, duke kombinuar mbrojtjen e mjedisit me edukimin e komunitetit.

Përveç uljes së rrezikut nga zjarret, autoritetet theksojnë se kullotja e kontrolluar ndihmon edhe biodiversitetin. Dhitë shpërndajnë fara, favorizojnë rigjenerimin natyror të tokës dhe kthejnë mbetjet bimore në pleh organik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)