“Pirja e duhanit i bën mushkëritë ‘të forta si çimento’”, studimi alarmues: Humbasin elasticitetin

Sipas kërkimit të kryer në Universiteti i Kalifornisë, te duhanpirësit indi kryesor i mushkërive, i quajtur parenkimë humbet elasticitetin dhe fillon të sillet në mënyrë të ngjashme me mushkëritë e prekura nga fibroza pulmonare.

19.05.2026. 14:06

“Pirja e duhanit i bën mushkëritë ‘të forta si çimento’”, studimi alarmues: Humbasin elasticitetin

Një studim i ri amerikan ka zbuluar një efekt shqetësues të pirjes së duhanit, i cili deri tani nuk ishte kuptuar plotësisht: cigaret ndryshojnë drejtpërdrejt strukturën mekanike të mushkërive, duke i bërë ato shumë më të ngurta dhe më pak elastike.

Sipas kërkimit të kryer në Universiteti i Kalifornisë dhe i publikuar në “Journal of the Royal Society Interface”, te duhanpirësit indi kryesor i mushkërive, i quajtur parenkimë (pjesa sfungjerore që kryen shkëmbimin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit), humbet elasticitetin dhe fillon të sillet në mënyrë të ngjashme me mushkëritë e prekura nga fibroza pulmonare.

Studiueset Talyah M. Nelson dhe Mona Eskandari analizuan tetë mushkëri njerëzore të dhuruara për kërkim shkencor: katër nga duhanpirës dhe katër nga persona që nuk kishin pirë duhan. Mostrat e indeve u testuan me metoda të avancuara biomekanike, ku indi u tërhoq në disa drejtime për të simuluar realisht lëvizjet e frymëmarrjes.

Rezultatet treguan një ndryshim të madh: tek duhanpirësit, ngurtësia mesatare e indeve arrinte rreth 238,6 kPa, ndërsa tek jo-duhanpirësit ishte vetëm 86,5 kPa. Pra, mushkëritë e dëmtuara nga duhani rezultuan rreth tre herë më të ngurta. Sipas ekspertëve, kjo humbje e elasticitetit e bën frymëmarrjen më të vështirë me kalimin e kohës, pasi mushkëritë nuk zgjerohen dhe tkurren më lehtë si më parë.

Indet gjithashtu konsumojnë më shumë energji gjatë çdo cikli frymëmarrjeje dhe bëhen më të brishta ndaj dëmtimeve të tjera. Një tjetër gjetje e rëndësishme e studimit është se pjesët e sipërme të mushkërive rezultojnë më të prekura dhe më të ngurta sesa zonat e poshtme.

Studiuesit dyshojnë se graviteti dhe tensionet e grumbulluara me kalimin e viteve mund të luajnë rol në këtë shpërndarje të dëmtimit. Zbulimi pritet të ketë ndikim edhe në trajtimin klinik të pacientëve, sidomos atyre që vendosen në ventilim mekanik, pasi zonat më të ngurta të mushkërive mund të jenë më të rrezikuara nga dëmtimet gjatë përdorimit të aparateve të frymëmarrjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)