Një incident i rëndë është regjistruar në paraburgimin e Vlorë, ku biznesmeni Eduart Alikaj, pronar i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, është dhunuar brenda qelisë ku mbahej i paraburgosur në katin e dytë të institucionit. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së premte, teksa Alikaj ka pësuar dëmtime të rënda fizike.
Burime nga paraburgimi bëjnë me dije se disa të paraburgosur, të identifikuar si Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, kanë hyrë në dhomën ku ndodhej Alikaj dhe e kanë goditur fizikisht. Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet se është nxitur nga një tjetër i arrestuar, i njohur si Bebeto Basha, i cili ndodhet në burg për shpërndarje droge.
Pas ngjarjes, autoritetet penitenciare kanë marrë masa për transferimin e personave të përfshirë në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, mes tyre në burgun e Reçit, paraburgimin 302 në Tiranë e Burrel, si edhe në burgun e Drenovës në Korçë. Ndërkohë, Eduart Alikaj është transportuar drejt Spitalit të Burgut në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor nën mbikëqyrje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)