Bordi i Transparencës ka vendosur ulje të re të çmimeve të karburanteve në tregun vendas. Sipas vendimit më të fundit, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë dhe do të tregtohet me 195 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina është ulur me 4 lekë dhe do të shitet me 182 lekë për litër. Ky ndryshim vjen pas rishikimit periodik të çmimeve nga bordi, i cili monitoron lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në tregun shqiptar të karburanteve.
Uljet e reja pritet të reflektohen menjëherë në pikat e shitjes me pakicë në të gjithë vendin. Çmimet e reja hyjnë në fuqi pas orës 13:00.
VENDIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 ora 13:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)