Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përfshirë Izraelin në negociatat e fundit me Iranin që i paraprinë armëpushimit, duke e mbajtur Tel Avivin jashtë diskutimeve kyçe diplomatike. Lajmi është raportuar nga “New York Times”, duke cituar zyrtarë izraelitë që kanë folur në kushte anonimiteti.
Sipas gazetës amerikane, Izraeli nuk ka qenë pjesë e asnjë faze të këtyre bisedimeve dhe është informuar për zhvillimet vetëm përmes kanaleve diplomatike rajonale dhe monitorimit të situatës. “Izraeli nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në negociatat e zhvilluara përpara armëpushimit. Informacionet rreth zhvillimeve të bisedimeve ndërmjet SHBA dhe Iranit janë marrë nëpërmjet burimeve diplomatike dhe aktivitetit të monitorimit”, shkruante “New York Times”.
Artikulli thekson gjithashtu se, para përshkallëzimit të konfliktit me Iranin më herët këtë vit, kryeministri Benjamin Netanyahu kishte qenë në koordinim të ngushtë me Donald Trump dhe kishte marrë pjesë në diskutime të nivelit të lartë në Washington. “Përjashtimi nga kabina e pilotimit dhe kalimi në klasin ekonomik mund të ketë pasoja të rëndësishme për Izraelin”, përfundonte artikulli i gazetës amerikane, duke nënvizuar se përjashtimi i Izraelit nga procesi mund të sjellë pasoja të rëndësishme në ekuilibrat rajonalë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)