Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të planifikuar nga një militant irakian, i cili ka lidhje me Gardën Revolucionare Islamike. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane.
Sipas “New York Post”, 32-vjeçari Mohammad Baqer Saad Dawood Al-Saadi akuzohet se kishte planifikuar të vriste Ivanka Trump, si hakmarrje për eliminimin e komandantit iranian Qasem Soleimani në një sulm amerikan me dron në Bagdad në vitin 2020. Raportimet thonë se i dyshuari kishte siguruar skica dhe harta të banesës së Ivanka Trump në Florida dhe kishte publikuar kërcënime në rrjetet sociale në gjuhën arabe.
Në një prej mesazheve të cituara nga mediat, ai paralajmëronte se “as pallatet dhe as Shërbimi Sekret nuk do t’ju mbrojnë”. Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Al-Saadi u arrestua më 15 maj në Turqi dhe më pas u ekstradua në SHBA.
Ai përballet me akuza që lidhen me 18 sulme dhe tentativa sulmesh terroriste në Europë dhe Amerikën e Veriut, kryesisht ndaj objektivave amerikane dhe hebraike. Hetuesit amerikanë dyshojnë se ai kishte lidhje me grupe të mbështetura nga Irani, përfshirë Kata'ib Hezbollah dhe struktura të lidhura me IRGC-në. Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë apo nga familja Trump lidhur me raportimet për planin e dyshuar të atentatit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)