Mediat amerikane raportojnë se Donald Trump po shqyrton mundësinë e një tjetër operacioni ushtarak kundër Iran, mes tensioneve të vazhdueshme dhe negociatave të vështira mes palëve. Sipas raportimeve të medias amerikane “Axios”, presidenti amerikan është shfaqur i irrituar nga ecuria e ngadaltë dhe plot pengesa e bisedimeve diplomatike me Teheranin dhe po konsideron një “operacion vendimtar ushtarak” përpara se të shpallë fundin e konfliktit.
Analisti Barak Ravid deklaroi për mediat izraelite se Trump mund të autorizojë një operacion të fundit ushtarak nëse nuk ka përparim të shpejtë në negociata. Ndërkohë, “CNN” raportoi se presidentit amerikan i janë paraqitur opsione konkrete për rifillimin e luftës ndaj Iranit, ndërsa administrata amerikane po përgatitet për skenarë të rinj ushtarakë.
Edhe “CBS News” raportoi se disa zyrtarë të ushtrisë dhe inteligjencës amerikane kanë pezulluar planet personale për fundjavën, në pritje të një vendimi të mundshëm për sulme të reja. Sipas burimeve të mediave amerikane, Trump zhvilloi një takim me këshilltarët e sigurisë kombëtare për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme dhe opsionet ushtarake ndaj Iranit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)