Rama mbyll turin në Azi: Shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar në sytë e botës
Gjatë qëndrimit 4-ditor, kryeministri zhvilloi takime dhe aktivitete zyrtare me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teknologjik dhe tërheqjen e investimeve.
Kryeministri Edi Rama ka përfunduar turin e tij 4-ditor në Azi, i cili përfshiu vizita zyrtare në Korenë e Jugut dhe Japoni. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare ndau pamje nga vizita në Tokio, duke falënderuar autoritetet japoneze për pritjen zyrtare dhe ceremoninë shtetërore të organizuar për delegacionin shqiptar.
Foto: Edi Rama/Facebook
Rama e cilësoi mikpritjen si një shenjë respekti për Shqipërinë dhe për imazhin që, sipas tij, vendi ka krijuar në arenën ndërkombëtare vitet e fundit. “Mirëmëngjes dhe me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruante Rama.
Gjatë qëndrimit në Azi, kryeministri zhvilloi takime dhe aktivitete zyrtare me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teknologjik dhe tërheqjen e investimeve. Vizitat në Tokio dhe Seul u përqendruan gjithashtu në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe promovimin e Shqipërisë si një partner rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Lushnjës konfirmon se zjarri në tregun e fruta perimeve ka qenë i qëllimshëm. Në kërkim është shpallur një person nga Durrësi, që në pamjet filmike duket bashkë me një tjetër që ndez zjarrin dhe largohet.
Mountbatten-Windsor, atëherë Princi Andrew, u bë përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë dhe investimet ndërkombëtare në vitin 2001, por dha dorëheqjen 10 vjet më vonë.
Republika Demokratike e Kongos ka anuluar kampin stërvitor para Kupës së Botës në kryeqytet, Kinshasa, për shkak të një shpërthimi të Ebolës në lindje të vendit.
Një nga videot, e regjistruar në vitin 2022, tregon një objekt të paidentifikuar në formë “cigareje” ose sfere që lëviz mbi një rrugë në zonën e operacioneve të Komandës Qendrore Amerikane.
Në daljet e tyre publike gjatë procesit, as deputeti Eno Bozdo dhe as përfaqësuesi tjetër i PD-së, Ivi Kaso nuk i janë përgjigjur këmbënguljes së gazetarëve për të ditur shifrën e saktë.
Katër të dënuar kanë hyrë në dhomën ku ndodhej pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction” dhe e kanë goditur fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Konflikti dyshohet se është nxitur nga një tjetër i arrestuar, i arrestuar për shpërndarje droge.
Kreu aktual i PD-së e ka cilësuar procesin si një referendum për drejtimin e partisë, duke theksuar më herët se zgjedhjet janë ndër më demokratiket dhe më transparentet në historinë e selisë blu.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në 18:00 në të gjitha degët e PD-së në qarqe dhe rrethe të vendit. Këtë herë, votat do të numërohen nëpër degët lokale dhe jo në selinë qendrore të partisë në Tiranë.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten kryesisht në zonat malore të lindjes së vendit, duke nisur nga mesdita deri në orët e vona të pasdites.
Komente (0)