Momente tmerri për Alain Prost, ish-kampioni i Formula 1 grabitet dhe dhunohet në vilën e tij në Zvicër

Ngjarja në vilën e tij në Nyon, pranë liqenit të Gjenevës. Raportohet se autorët e kanë sulmuar fizikisht Prost-in dhe kanë detyruar një prej djemve të tij të hapte kasafortën e familjes.

23.05.2026. 10:58

Momente tmerri për Alain Prost, ish-kampioni i Formula 1 grabitet dhe dhunohet në vilën e tij në Zvicër

Alain Prost ka përjetuar momente frike, pasi u bë viktimë e një grabitjeje të dhunshme në vilën e tij në Nyon, pranë liqenit të Gjenevës. Sipas mediave zvicerane, një grup grabitësish ka hyrë me forcë në banesën e ish-kampionit të botës në Formula 1 mëngjesin e së martës, rreth orës 08:30.

Raportohet se autorët e kanë sulmuar fizikisht Prost-in dhe kanë detyruar një prej djemve të tij të hapte kasafortën e familjes. Nga agresioni, legjenda franceze e Formula 1 dyshohet se ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa ende nuk është bërë publik vlera e sendeve të grabitura, megjithëse mediat lokale flasin për një shumë të konsiderueshme.

Familja nuk ka dhënë deklarata zyrtare lidhur me ngjarjen, por sipas raportimeve, episodi ka shkaktuar tronditje të fortë emocionale, aq sa është kërkuar edhe ndihmë psikologjike. Policia zvicerane ka ngritur postblloqe dhe ka kryer kontrolle në akset kryesore rrugore, por deri tani nuk ka arrestime. Hetuesit dyshojnë se autorët janë larguar drejt France.

Pas ngjarjes, Prost thuhet se ka vendosur të largohet përkohësisht nga vila në Nyon dhe të rikthehet në Dubai, ku kalon pjesën më të madhe të vitit. Ndërkohë, Prokuroria e kantonit Vaud ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)