Edicioni i 83-të i “Turit Çiklistik të Shqipërisë” është mbyllur këtë të premte me përfundimin e etapës së pestë dhe të fundit. Fitues i përgjithshëm u shpall çiklisti holandez Niels Reemeijer.
Gara përfundimtare u zhvillua në një itinerar që lidhte Vlorën me Fierin, me një distancë prej 121.3 kilometrash. Etapa u karakterizua nga ritëm i lartë dhe rivalitet mes 18 ekipeve pjesëmarrëse. Në finishin e etapës së fundit, i pari mbërriti 22-vjeçari Gabriele De Fabritts, i cili përfaqëson ekipin kombëtar shqiptar.
Ai la pas garuesin grek Georgios Bouglas, ndërsa vendi i tretë shkoi për rumunin Alin Toader. Megjithatë, në klasifikimin e përgjithshëm të garës, triumfoi Reemeijer, i cili siguroi fitoren e turneut pas pesë etapash intensive. Organizatorët e vlerësuan edicionin si një sukses që promovoi çiklizmin ndërkombëtar dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)