Topi i Botërorit 2026 me teknologji të re: duhet “karikuar” para ndeshjes
Të dhënat e sensorit kombinohen me një sistem prej 12 kamerash të vendosura në stadium, të cilat ndjekin lëvizjen e topit dhe të çdo lojtari deri në 50 herë në sekondë.
Topi zyrtar që do të përdoret në Botërorin 2026 do të sjellë një nivel të ri teknologjie në futboll, duke përfshirë një sistem të avancuar sensorësh, që kërkon edhe “karikim” përpara fillimit të ndeshjes. Topi është i pajisur me një sensor të integruar që gjurmon pozicionin e tij të saktë çdo herë që preket gjatë lojës.
Kjo risi teknologjike do të mundësojë ndjekje në kohë reale të lëvizjes së tij në fushë. Ndryshe nga Botërori 2022, ku sensori ishte i varur me fije brenda topit, në edicionin e ri ai është i integruar drejtpërdrejt në një nga panelet e topit, duke e bërë më të qëndrueshëm dhe më të saktë.
Foto ilustruese
Të dhënat e sensorit kombinohen me një sistem prej 12 kamerash të vendosura në stadium, të cilat ndjekin lëvizjen e topit dhe të çdo lojtari deri në 50 herë në sekondë. Ky sistem i avancuar i transmeton të dhënat drejtpërdrejt te sistemi VAR, duke ndihmuar në vendime si pozicioni jashtë loje dhe teknologjia e vijës së golit.
Sensorët janë shumë të lehtë dhe të padukshëm për lojtarët gjatë ndeshjes, ndërsa bateria e tyre zgjat deri në 6 orë, mjaftueshëm për një ndeshje të plotë dhe kohën shtesë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Lushnjës konfirmon se zjarri në tregun e fruta perimeve ka qenë i qëllimshëm. Në kërkim është shpallur një person nga Durrësi, që në pamjet filmike duket bashkë me një tjetër që ndez zjarrin dhe largohet.
Mountbatten-Windsor, atëherë Princi Andrew, u bë përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë dhe investimet ndërkombëtare në vitin 2001, por dha dorëheqjen 10 vjet më vonë.
Republika Demokratike e Kongos ka anuluar kampin stërvitor para Kupës së Botës në kryeqytet, Kinshasa, për shkak të një shpërthimi të Ebolës në lindje të vendit.
Një nga videot, e regjistruar në vitin 2022, tregon një objekt të paidentifikuar në formë “cigareje” ose sfere që lëviz mbi një rrugë në zonën e operacioneve të Komandës Qendrore Amerikane.
Përveç dy zv.trajnerëve Zabaleta dhe Doriva, pjesë e kuqezinjve nuk do të jenë më as trajneri i portierëve Bozhiqi, përgatitësi atletik Laurenti dhe videoanalisti Rossi.
Gara përfundimtare u zhvillua në një itinerar që lidhte Vlorën me Fierin, me një distancë prej 121.3 kilometrash. Etapa u fitua nga 22-vjeçari Gabriele De Fabritts.
Gjatë qëndrimit të tij te Manchester City, Guardiola fitoi 20 trofe, duke u bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit. Në palmaresin e tij përfshihen gjashtë tituj të Premier League, një Champions League, tre FA Cup dhe pesë Kupa të Ligës.
Bota e sportit është tronditur nga lajmi për vdekjen e pilotit të njohur amerikan Kyle Busch, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e NASCAR-it. Kampioni dy herë i Cup Series ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.
Një verë e nxehtë pritet në Milan, ku drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të hapin një kapitull të ri, pavarësisht nëse skuadra siguron apo jo një vend në Champions League.
Pas vitesh investimesh milionerësh, revolucionesh dhe disfatash zemërthyese, Jorge Jesus më në fund e ka përmbushur premtimin që solli në Riad: ‘T’i japë tituj Cristiano Ronaldos’, lojtarit që ndryshoi futbollin saudit, por që i duheshin pothuajse tre vjet për të fituar më në më në fund në Arabi.
Shefi i ekipit mjekësor të Santos, Rodrigo Zogaib, konfirmoi të mërkurën se Neymar ka pësuar një edemë 2 milimetërshe që shkakton ënjtje në pulpën e djathtë. Sipas ESPN, ylli brazilian pavarësisht dëmtimit pritet të jetë gati javën tjetër për t'u bashkuar me kampin e ekipit kombëtar të Brazilit.
Ideja ishte hedhur fillimisht nga Konfederata e Amerikës Jugore, ku synimi është ti jepet sa më shumë vendeve mundësia që të marrin pjesë në turneun më të madh të futbollit.
Komente (0)