Çmenduri në Japoni, dy pjepra “të artë” shitën në ankand për 31 300 euro

Pjeprat i përkasin varietetit cantaloupe, të njohur për shijen shumë të ëmbël dhe cilësinë e lartë, dhe konsiderohen produkte luksi

Burimi: Tgcom

22.05.2026. 20:55

Çmenduri në Japoni, dy pjepra “të artë” shitën në ankand për 31 300 euro

Në Japoni është vendosur një rekord i ri i pazakontë për çmimin e frutave, pasi dy pjepra të rrallë nga ishulli Hokkaido janë shitur për 5.8 milionë jen ose rreth 31,300 euro.

Blerësi është një kompani tregtare frutash me bazë në Kushiro, e cila i ka blerë frutat në një ankand special. Pjeprat i përkasin varietetit cantaloupe, të njohur për shijen shumë të ëmbël dhe cilësinë e lartë, dhe konsiderohen produkte luksi në tregun japonez.

Sipas raportimeve, frutat do të ekspozohen në një supermarket në Tokio për disa ditë, duke u kthyer në një atraksion për klientët dhe vizitorët.

Ky çmim ka thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2019, kur një çift tjetër pjeprash ishte shitur për 27 mijë euro.

Prodhuesit në Hokkaido bëjnë të ditur se vetëm këtë vit pritet të eksportohen mbi 3,000 tonë pjepra, me një vlerë totale që arrin rreth 11,5 milionë euro, duke treguar rëndësinë e këtij produkti në tregun japonez të frutave luksoze.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)