Shkoi në Turqi për buzëqeshje të re, përfundon “pa gojë” dhe me 23 mijë euro borxh

Fillimisht ajo iu nënshtrua një procedure estetike me lidhje kompozite, për të cilën pagoi rreth 3 mijë paund. Megjithatë, rezultatet zgjatën pak, pasi materiali filloi të çahej dhe të shkëputej.

Burimi: Daily Mail

21.05.2026. 21:41

Shkoi në Turqi për buzëqeshje të re, përfundon “pa gojë” dhe me 23 mijë euro borxh

Një 38-vjeçare britanike nga Norwich pretendon se përfundoi pa dhëmbë dhe me mbi 23 mijë euro shpenzime, pasi udhëtoi dy herë në Turqi për trajtime dentare, qw supozohej tw ishin nw mw tw lira se nw vendlindje.

Jackie Lynn tha se problemet me dhëmbët nisën pas një operacioni për heqjen e vezoreve, që i shkaktoi menopauzë kimike dhe rënie të estrogjenit. Sipas saj, kjo ndikoi drejtpërdrejt në shëndetin oral, duke bërë që dhëmbët t’i “thërmoheshin”.

Fillimisht ajo iu nënshtrua një procedure estetike me lidhje kompozite, për të cilën pagoi rreth 3 mijë paund. Megjithatë, rezultatet zgjatën pak, pasi materiali filloi të çahej dhe të shkëputej.

Më pas, Jackie udhëtoi sërish në Turqi për të vendosur kurora dentare, por thotë se pas ndërhyrjes u përball me dhimbje të forta.

“Kur u zgjova, isha në agoni absolute. Dhimbja po më përshkonte të gjithë trupin”, rrëfeu ajo.

Sipas saj, në vend të kurorave individuale iu vendosën ura dentare, të cilat ushtronin presion të madh mbi dhëmbët ekzistues.

Gjendja u përkeqësua kur një dentist tjetër i rekomandoi heqjen e të gjithë dhëmbëve dhe zëvendësimin e tyre me implante. Kjo e çoi koston totale të trajtimeve në rreth 18 mijë paund.

“Po mendoja: ‘Çfarë kam bërë?’ Jam vetëm 38 vjeç dhe nuk duhet t’i humbas të gjithë dhëmbët”, tha ajo.

Pak kohë më vonë, Jackie pësoi një infeksion serioz nga absceset dentare, që sipas saj u përhap në fytyrë, sinuse dhe qarkullimin e gjakut. “E gjithë ana e fytyrës sime ishte e fryrë. Nuk mund të shihja nga syri”, tregoi ajo.

Ajo u shtrua në spital dhe mori trajtim intravenoz, ndërsa aktualisht mban proteza të përkohshme dhe pret vendosjen e implanteve të përhershme.

Pavarësisht përvojës së rëndë, Jackie tha se nuk fajëson klinikat turke, duke theksuar se shumë britanikë kërkojnë trajtime jashtë vendit për shkak të kostove dhe vështirësive për të marrë kujdes dentar në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)