PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet me konsensus Rregullorja e re e Kuvendit
Ndryshimet e miratuara prekin disa nga pikat më të debatuara të funksionimit të Kuvendit. Një prej tyre lidhet me raportimin e institucioneve të pavarura, ku u ra dakord që në seancë plenare të raportojnë vetëm institucionet e përcaktuara shprehimisht në Kushtetutë.
Pas negociatave mes shumicës dhe opozitës, Kuvendi i Shqipërisë në mbyllje të seancës sՃ kësaj të enjte miratoi me konsensus ndryshimet në Rregulloren parlamentare, duke rikthyer bashkëpunimin politik për çështje institucionale.
Paketa e re u votua me 100 vota pro dhe vetëm një kundër, ndërsa u përshëndet edhe nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Në reagimin e saj, OSBE theksoi se ndryshimet përforcojnë balancën mes shumicës dhe opozitës, duke krijuar më shumë hapësirë për dialog parlamentar dhe pjesëmarrje aktive të të gjitha forcave politike.
Ndryshimet e miratuara prekin disa nga pikat më të debatuara të funksionimit të Kuvendit. Një prej tyre lidhet me raportimin e institucioneve të pavarura, ku u ra dakord që në seancë plenare të raportojnë vetëm institucionet e përcaktuara shprehimisht në Kushtetutë, ndërsa të tjerat, përfshirë SPAK-un, do të raportojnë në komisionet parlamentare.
Po ashtu, u pranua propozimi i opozitës që seancat plenare të ndërpriten në orën 22:00 me kërkesë të kryetarëve të grupeve parlamentare, ndërsa masat disiplinore ndaj deputetëve do të pezullohen automatikisht në rast ankimi.
Foto: Kuvendi i Shqipërisë
Një tjetër ndryshim lidhet me forcimin e kontrollit parlamentar, ku institucionet do të detyrohen t’u përgjigjen kërkesave të deputetëve për informacion, ndërsa komisionet parlamentare mund të thërrasin seanca dëgjimore brenda dy ditëve me kërkesë të pakicës.
Mazhoranca hoqi dorë edhe nga disa propozime të kundërshtuara nga opozita, si kufizimi i kohës së fjalës së deputetëve në 5 minuta apo kalimi automatik me procedurë të përshpejtuar i ligjeve të integrimit europian.
Për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla ndryshimi i rregullores së Kuvendit nuk prek përgjegjësinë e komisioneve. Ai thotë se shpreson që drafti të ketë konsensus të opozitës. Në draft thuhet se titullarët e institucioneve nuk thirren në komisionet përgjegjëse.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, duke thënë se socialistët nuk mund të diktojnë me forcën e kartonit.
Rregullorja e re vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi probleme procedurale në ndryshimet e mëparshme të miratuara vetëm nga shumica parlamentare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në zemër të shkretëtirës australiane qarkullojnë disa nga trenat më të mëdhenj dhe më të avancuar në botë, të ndërtuar për të transportuar miliona tonë minerale nga minierat drejt porteve eksportuese.
Policia e Lushnjës konfirmon se zjarri në tregun e fruta perimeve ka qenë i qëllimshëm. Në kërkim është shpallur një person nga Durrësi, që në pamjet filmike duket bashkë me një tjetër që ndez zjarrin dhe largohet.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korenë e Jugut për një vizitë disaditore ku është takuar dhe me homologun e tij Kim Min-seok. Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve ka qenë në fokus të bisedimeve.
Zëdhënësi i MEPJ-së, Alteo Hysi ka reaguar lidhur me debatin që po zhvillohet për largimin e ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, pasi ky i fundit është shprehur hapur në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, pranë zonës së njohur si “8-katëshi”. Menjëherë pas sulmit, Haderi është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet e angazhuar për integrimin europian, por sipas tij, nevojiten reforma të thella, një qeveri teknike dhe garantim i standardeve demokratike.
Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër, ku janë zbuluar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara, përfshirë celularë.
Në fushën e prokurimeve publike, Tabaku tha se një pjesë e vogël kompanish fiton shumicën e kontratave shtetërore, duke e cilësuar këtë si mungesë të konkurrencës së lirë.
Komente (0)