Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër, ku janë zbuluar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara, përfshirë celularë.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve, operacioni është kryer nga Grupi i Sigurisë së institucionit, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të administratës së burgut dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Gjatë kontrollit në dhoma dhe ambientet e përbashkëta, është konstatuar dhe sekuestruar një celular i tipit “iPhone” së bashku me karikuesin në posedim të një të paraburgosuri me inicialet G.Z. Personi është veçuar menjëherë dhe për rastin është hartuar raport incidenti.
Po ashtu, në ambiente të tjera të përbashkëta janë gjetur edhe dy celularë të tjerë të markës “iPhone”, të cilët janë sekuestruar nga autoritetet e burgut.
Për të gjitha rastet janë hartuar procesverbalet përkatëse dhe materialet i janë referuar strukturave kompetente për vijimin e hetimeve dhe procedurave administrative e ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)