Duan akses në dosjen “Balluku”, Kushtetuesja kalon në seancën kërkesën e Shehajt dhe Kaprit

Sipas njoftimit, çështja është kaluar për shqyrtim në seancë plenare dhe do të trajtohet mbi bazën e dokumenteve të paraqitura.

21.05.2026. 18:03

Duan akses në dosjen “Balluku”, Kushtetuesja kalon në seancën kërkesën e Shehajt dhe Kaprit

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë kërkesën e deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri lidhur me aksesin në dokumentacionin e SPAK për kërkesën e heqjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas njoftimit, çështja është kaluar për shqyrtim në seancë plenare dhe do të trajtohet mbi bazën e dokumenteve të paraqitura.

Dy deputetët pretendojnë se Kuvendi nuk u ka vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e ardhur nga SPAK, që lidhet me procedurat parlamentare për shqyrtimin e kërkesës ndaj Ballukut.

Shehaj dhe Kapri kërkojnë që t’u garantohet e drejta për akses të plotë në materialet zyrtare, duke argumentuar se mungesa e dokumentacionit cenon transparencën dhe ushtrimin e funksionit parlamentar.

Pritet që Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi ligjshmërinë e procedurës së ndjekur dhe pretendimet e ngritura nga deputetët kërkues.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)