Konflikti në aeroportin e Vlorës, Berisha: Rama përfshihet se ka interesa financiare

Berisha pretendoi se pas konfliktit qëndron vetë Edi Rama, të cilin e akuzoi se ka interesa direkte financiare në kontratën e aeroportit të Vlorës.

21.05.2026. 17:21

Konflikti në aeroportin e Vlorës, Berisha: Rama përfshihet se ka interesa financiare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje direkte në konfliktin e krijuar në aeroportin e Vlorës, duke pretenduar se pas situatës fshihet një interes financiar prej miliona eurosh.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha deklaroi se ndërhyrja e shtetit ndaj investitorit kryesor të aeroportit mund t’i kushtojë Shqipërisë një dëmshpërblim prej të paktën 500 milionë eurosh.

Sipas tij, në projekt mund të ketë mosmarrëveshje mes ortakëve, por ndërhyrja e qeverisë në këtë mënyrë është një akt i rëndë që favorizon pretendimet për arbitrazh ndërkombëtar kundër shtetit shqiptar.

“Ku është çështja tani? Çështja është tek një 130 milionë euro të kontratës. Sipas kontratës të pashembullt, të pashembullt, qeveria shqiptare i paguan kompanisë çdo vit, për 13 vite, 10 milionë euro bileta të munguara.

Sepse për të vjedhur këtë duhet të thonin që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit. E kuptoni ju? S'kanë fytyrë që janë këta, dhe tani, o burra duhet përzënë këtë që të marrim 10 milionshin në vit. E tëra është kështu.

Në qoftë se do ishte e drejtë as nuk çonte polici, as nuk çonte brigandë. Por palët, ortakët e zgjidhnin në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Po Edi Rama me aktet që ka kryer dhe me rrëmbimin që i bën sipas dokumenteve pronarit de facto të punimeve, autorit të punimeve, merr përsipër një gjobë më të rëndën që ka marrë shteti shqiptar gjer sot.

Dhe kjo vetëm e vetëm për të plaçkitur 130 milionë euro që i ka firmosur me dorën e tij të zezë në kundërshtim me çdo kriter, bileta të munguara”, tha mes të tjerash Sali Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)