Tmerr në Portugali, nëna braktis fëmijët e mitur në pyll dhe arratiset me të dashurin

Nga hetimet rezulton gjithashtu se babai biologjik i fëmijëve kishte denoncuar zhdukjen e tyre më 11 maj në Francë, duke alarmuar autoritetet.

Burimi: Tgcom

21.05.2026. 20:27

Tmerr në Portugali, nëna braktis fëmijët e mitur në pyll dhe arratiset me të dashurin

Dy fëmijë, një djalë 5 vjeç dhe një vajzë 3 vjeç, janë gjetur të braktisur pranë një ujëvare në Portugali, duke hapur një hetim të gjerë nga autoritetet lokale.

Sipas mediave italiane dhe burimeve portugeze, fëmijët u gjetën të ulur në tokë dhe me sy të lidhur me një fashë të ngushtë, duke qarë dhe duke kërkuar ndihmë. Ata u shpëtuan rastësisht nga një burrë që po kalonte me makinë në zonë dhe i mori menjëherë në automjet për t’i qetësuar.

Më pas, me ndihmën e një të njohuri, ai arriti të kuptojë se fëmijët flisnin vetëm frëngjisht dhe se mund të ishin viktima të një braktisjeje të qëllimshme.

Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve në Lisbonë, fëmijët dyshohet se janë lënë në një zonë pyjore nga nëna e tyre 42-vjeçare dhe partneri i saj, të dy shtetas francezë. Ata i kishin lënë fëmijët me një çantë shpine ku ndodheshin disa sende bazë si ujë, ushqime dhe veshje, duke u thënë se po “luanin në pyll”.

Fëmijët janë transportuar në spitalin e Setúbal, ku po mbahen nën kujdes mjekësor dhe psikologjik.

Prokuroria portugeze ka nisur një hetim zyrtar për rastin, ndërsa dyshohet se çifti mund të jetë larguar nga territori i Portugalisë pas ngjarjes.

Nga hetimet rezulton gjithashtu se babai biologjik i fëmijëve kishte denoncuar zhdukjen e tyre më 11 maj në Francë, duke alarmuar autoritetet për mungesën e tyre. Sipas tij, nëna kishte lënë edhe një fëmijë tjetër 16-vjeçar vetëm në shtëpi.

Autoritetet po vijojnë kërkimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të lokalizuar të dyshuarit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)