Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar pamje të reja të testimeve të arsenalit bëthamor, me stërvitjen treditore ushtarake që po ndiqet nga afër edhe nga Presidenti Vladimir Putin.
Në videon e publikuar në ‘X’ shihet qartë lëshimi i raketave me koka bërthamore nga anijet luftarake, siloset nëntokësore, bombarduesit strategjikë dhe avionët luftarakë.
Videoja fillon me lëshimin e raketave balistike nga anijet luftarake dhe vazhdon me raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga siloset, ndërsa më pas tregohet rrjedha e raketave, siç shihet nga toka, me pamjet që shkaktojnë sensacion duke shpalosur për botën fuqinë bërthamore të Rusisë.
Në veçanti, Moska, duke zbuluar diversitetin e sistemeve të saj të armëve, shfaqi bombardues strategjikë ashtu edhe avionë luftarakë të teknologjisë së fundit. Kjo është një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake bërthamore në vitet e fundit, me pjesëmarrjen e 64,000 personeli ushtarak, që synon trajnimin e forcave të saj në "përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore në rast të një pushtimi".
Stërvitjet tre-ditore, të cilat filluan të martën në të gjithë Rusinë dhe Bjellorusinë, përfshijnë Forcat e Raketave Strategjike, Flotën Detare Veriore dhe Flotën e Paqësorit, Aviacionin me Rreze të Gjatë, si dhe njësi nga distriktet ushtarake të Leningradit.
Si pjesë e ushtrimeve, Rusia shfaqi një nëndetëse me raketa balistike me fuqi bërthamore të klasit Borei, një avion anti-nëndetëse Il-38, një MiG-31 të pajisur me një raketë hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike ndërkontinentale RS-24 Yars.
Vërehet se Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ndoqi nga afër stërvitjet ushtarake bërthamore, deklaroi sot se përdorimi i tyre është një masë "e fundit" dhe se këto armë duhet të veprojnë si garanci e sovranitetit rus dhe bjellorus.
Presidenti rus shfrytëzoi rastin për të deklaruar se, përballë tensioneve globale në rritje dhe shfaqjes së kërcënimeve të reja, triada bërthamore vepron si një garantues i besueshëm i sovranitetit të Shtetit të Unionit Ruso-Bjellorus, duke siguruar zgjidhjen e detyrave strategjike të parandalimit, duke ruajtur barazinë bërthamore dhe ekuilibrin e fuqisë në botë.
Putin sqaroi se një nga qëllimet kryesore të ushtrimeve është lëshimi praktik i raketave balistike dhe të lundrimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)