Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës, ku është sulmuar fizikisht kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun verior, Ramir Haderi.
Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, pranë zonës së njohur si “8-katëshi”. Menjëherë pas sulmit, Haderi është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.
Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia po punon për sigurimin e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni mbi rastin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)