Irani para dasmës së djalit, Trump: Martohet në fundjavë, nuk e di a do shkoj

Gjatë një deklarate në Zyrën Ovale, Trump konfirmoi indirekt raportimet se djali i tij do të martohet këtë fundjavë me modelen amerikane Bettina Anderson.

Burimi: USA Today

21.05.2026. 22:22

Irani para dasmës së djalit, Trump: Martohet në fundjavë, nuk e di a do shkoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të përpiqet të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij të madh, Donald Trump Jr., megjithëse situata ndërkombëtare dhe tensionet me Iranin po e bëjnë të vështirë praninë e tij.

Gjatë një deklarate në Zyrën Ovale, Trump konfirmoi indirekt raportimet se djali i tij do të martohet këtë fundjavë me modelen amerikane Bettina Anderson.

“Ai do që unë të jem aty, por do të jetë një ceremoni e vogël dhe private. Do të përpiqem të marr pjesë, por nuk është momenti më i mirë për mua, sepse kemi Iranin dhe shumë çështje të tjera”, u shpreh Trump para gazetarëve.

Presidenti amerikan shtoi me ironi se do të kritikohet pavarësisht vendimit që do të marrë.

“Nëse shkoj, do të më sulmojnë. Nëse nuk shkoj, përsëri do të më sulmojnë mediat”, deklaroi ai.

Sipas mediave amerikane, ceremonia pritet të zhvillohet në një ishull privat në Bahamas. Kjo do të jetë martesa e dytë për Donald Trump Jr., i cili nga martesa e parë me ish-modelen Vanessa Trump ka pesë fëmijë.

Trump Jr. dhe Bettina Anderson bënë publike lidhjen e tyre gjatë vitit të kaluar, ndërsa fejesa u konfirmua në dhjetor gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë. Muajin e kaluar, Anderson organizoi edhe festën tradicionale para dasmës në rezidencën Mar-a-Lago në Florida.

Ndërkohë, deklarata e Trump vjen në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, çka ka shtuar angazhimin e administratës amerikane në çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)