Refuzuan 22 milionë euro për tokën, familja e fermerëve: Paratë nuk kanë vlerë, kjo pronë ushqen njerëzit

Një familje fermerësh në Maysville në SHBA ka refuzuar një ofertë prej rreth 22 milionë eurosh për tokën e tyre bujqësore, e cila synohej të përdorej për një mega-projekt teknologjik.

Burimi: AS

22.05.2026. 12:32

Ida Huddleston dhe vajza e saj, Delsia Bare, kultivojnë rreth 486 hektarë tokë dhe thonë se prona ka një vlerë shumë më të madhe sesa paratë. Sipas tyre, toka është trashëgimi familjare që ka kaluar brez pas brezi dhe ka shërbyer për të ushqyer komunitetin për dekada me radhë.

“Këto miliona nuk do të thonë asgjë. Ne jemi këtu për të ushqyer një komb”, deklaroi Bare, duke refuzuar kategorikisht ofertën e kompanisë që kërkonte të blinte gjysmën e pronës.

Fermeret tregojnë se në këto toka kanë jetuar gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre, të cilët kanë punuar për vite të tëra për prodhimin e ushqimit në zonë.

Sipas Bare, vlera normale e tokës në atë rajon është rreth 6 mijë dollarë për 0.4 hektarë, çka do të thotë se oferta ishte shumëfish mbi çmimin e tregut. Megjithatë, ajo këmbëngul se paratë nuk mund të zëvendësojnë trashëgiminë familjare.

Familja ka ngritur gjithashtu shqetësime për ndikimin që projekte të tilla teknologjike mund të kenë në burimet ujore dhe sistemet e ujitjes bujqësore.

“Na quajnë fermerë të vjetër e naivë, por nuk jemi të tillë”, u shpreh Bare, ndërsa nëna e saj akuzoi kompaninë për mungesë transparence dhe i quajti premtimet për zhvillim ekonomik “një mashtrim”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)