Ernest Muçi mbyll sezonin perfekt, fiton Kupën e Turqisë me Trabzonspor
Pjesë e aksionit në golin që i hapi rrugën triumfit në finale. Në total, në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha aktivitetet në këtë sezon, ai ka koleksionuar 15 gola dhe 7 asiste.
Ernest Muçi i shton koleksionit të tij një tjetër medalje fituesi. Sulmuesi i Kombëtares e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë, ku pas shkëlqimit me gola dhe asist në Superligë, tashmë fitoi edhe Kupën e Turqisë.
Muçi ishte titullar në finalen ku Trabzonspor fitoi 2-1 përballë Konyaspor, madje ishte pjesë aktive e golit të avantazhit, të shënuar në minutën e 18-të nga Onuachu. Kundërshtarët barazuan rezultatin, e madje kishin mundësi të kalonin në avantazh, por shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi nuk shfrytëzoi penalltinë që u akordua, duke e përplasur topin në shtyllë.
Të njëjtin gabim nuk e bëri Onuachu, që në të 79-ën shndërroi në gol 11-metërshin e akorduar për Trabzonspor, duke vulosur suksesin 2-1 të skuadrës dhe ngritjen e trofeut. Kjo është hera e dhjetë në histori që ekipi nga Trabzoni fiton Kupën e Turqisë, teksa me këtë sukses ata garantojnë edhe pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Europa League. Për Ernest Muçin, i cili qëndroi 92 minuta në fushë, ky ishte kurorëzimi i një sezoni fantastik.
Foto: Ernest Muçi/ Instagram
Sulmuesi kuqezi ka shënuar 11 gola dhe regjistron 3 asist në elitën e futbollit turk, të cilave u shtohen edhe 4 rrjeta në Kupë. Në total, në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha aktivitetet në këtë sezon, ai ka koleksionuar 15 gola dhe 7 asiste. Pas paraqitjeve fantastike, Trabzonspori u bind të paguante 8.5 milionë euro për ta blerë përfundimisht kartonin e 25-vjeçarit nga Besiktas.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Lushnjës konfirmon se zjarri në tregun e fruta perimeve ka qenë i qëllimshëm. Në kërkim është shpallur një person nga Durrësi, që në pamjet filmike duket bashkë me një tjetër që ndez zjarrin dhe largohet.
Mountbatten-Windsor, atëherë Princi Andrew, u bë përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë dhe investimet ndërkombëtare në vitin 2001, por dha dorëheqjen 10 vjet më vonë.
Republika Demokratike e Kongos ka anuluar kampin stërvitor para Kupës së Botës në kryeqytet, Kinshasa, për shkak të një shpërthimi të Ebolës në lindje të vendit.
Një nga videot, e regjistruar në vitin 2022, tregon një objekt të paidentifikuar në formë “cigareje” ose sfere që lëviz mbi një rrugë në zonën e operacioneve të Komandës Qendrore Amerikane.
Ngjarja në vilën e tij në Nyon, pranë liqenit të Gjenevës. Raportohet se autorët e kanë sulmuar fizikisht Prost-in dhe kanë detyruar një prej djemve të tij të hapte kasafortën e familjes.
Südtirol rezistoi në sfidat “play-out”, te ekipi i vogël aktivizohen ish-mbrojtësi i Kombëtares, Frederic Veseli, si edhe sulmuesi 28-vjeçar me origjinë shqiptare, Silvio Merkaj.
Përveç dy zv.trajnerëve Zabaleta dhe Doriva, pjesë e kuqezinjve nuk do të jenë më as trajneri i portierëve Bozhiqi, përgatitësi atletik Laurenti dhe videoanalisti Rossi.
Gara përfundimtare u zhvillua në një itinerar që lidhte Vlorën me Fierin, me një distancë prej 121.3 kilometrash. Etapa u fitua nga 22-vjeçari Gabriele De Fabritts.
Gjatë qëndrimit të tij te Manchester City, Guardiola fitoi 20 trofe, duke u bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit. Në palmaresin e tij përfshihen gjashtë tituj të Premier League, një Champions League, tre FA Cup dhe pesë Kupa të Ligës.
Bota e sportit është tronditur nga lajmi për vdekjen e pilotit të njohur amerikan Kyle Busch, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e NASCAR-it. Kampioni dy herë i Cup Series ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.
Një verë e nxehtë pritet në Milan, ku drejtuesit e klubit duket se kanë vendosur të hapin një kapitull të ri, pavarësisht nëse skuadra siguron apo jo një vend në Champions League.
Pas vitesh investimesh milionerësh, revolucionesh dhe disfatash zemërthyese, Jorge Jesus më në fund e ka përmbushur premtimin që solli në Riad: ‘T’i japë tituj Cristiano Ronaldos’, lojtarit që ndryshoi futbollin saudit, por që i duheshin pothuajse tre vjet për të fituar më në më në fund në Arabi.
Komente (0)