Procesi i votimit për rikonfirmimin ose jo të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë vijon në të gjithë vendin, ndërsa nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale janë dhënë të dhënat e para për pjesëmarrjen. Sipas kryetares së KOKOE, Albana Vokshi deri në orën 11:00 janë regjistruar 11,906 votues, ndërsa procesi po zhvillohet normalisht në degët e partisë në të gjithë territorin.
“Deri në orën 11, në bazë të informacioneve që kemi marrë nga degët, nga komisionet e votimit nga degët, kanë votuar 11.906 votues. Kjo është e dhëna që kemi marrë tani”, u shpreh Vokshi. Ajo theksoi gjithashtu se në total janë thirrur për të marrë pjesë 51,737 anëtarë me të drejtë vote, duke dhënë edhe panoramën e plotë të trupës votuese në këtë proces të brendshëm partiak.
“Sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote”, deklaroi ajo. Vokshi shtoi se procesi po vijon pa probleme dhe me pjesëmarrje aktive nga anëtarësia, ndërsa rezultatet dhe përditësimet e radhës do të publikohen në intervale të rregullta gjatë ditës deri në mbylljen e votimit në orën 18:00.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)