Mister shifra sa anëtarë votojnë, përfaqësuesit e PD-së: Më mirë një alternativë se sa kandidatë për numër

Në daljet e tyre publike gjatë procesit, as deputeti Eno Bozdo dhe as përfaqësuesi tjetër i PD-së, Ivi Kaso nuk i janë përgjigjur këmbënguljes së gazetarëve për të ditur shifrën e saktë.

23.05.2026. 11:16

Mister shifra sa anëtarë votojnë, përfaqësuesit e PD-së: Më mirë një alternativë se sa kandidatë për numër

Përpos faktit që nuk ka garë, ku Sali Berisha është kandidat i vetëm në zgjedhjet për drejtimin e Partisë Demokratike, procesi i votimit është karakterizuar edhe nga misteri rreth numrit të anëtarëve që votojnë. Në daljet e tyre publike gjatë procesit, as deputeti Eno Bozdo dhe as përfaqësuesi tjetër i PD-së, Ivi Kaso nuk i janë përgjigjur këmbënguljes së gazetarëve për të ditur shifrën e saktë.

“A është normale të mos dihet numri i anëtarësisë? Numri i anëtarësisë dihet”, tha Bozdo, që la pa përgjigje këmbënguljen për të ditur sa është numri. E njëjta gjë ndodhi edhe me Kaso-n, kur u pyet rreth kësaj çështje.

“Procesi ka nisur në gjithë vendin pa asnjë problematikë. Ka masivitet deri tani, jemi duke mbledhur të dhënat e para, të cilat do bëhen publike. Është për t’u përshëndetur fakti që demokratët janë pranë qendrave të votimit në degët e tyre dhe me votën e tyre do të zgjedhin kryetarin e PD. Sa anëtarë janë ftuar të votojnë sot? Në daljen publike të KOKOE do bëhen publike të gjitha këto detaje, kështu që bëni durim”, tha Ivi Kaso.

Foto: Ivi Kaso/ Facebook

Ndërkohë, duke u kthyer te votimi pa alternativa të tjera përveç Sali Berishës, përfaqësuesit demokratë e cilësuan këtë si diçka normale. “Në kushtet ku asnjë kandidat nuk plotëson kushtet, nuk ka pse të jetë në garë. Më mirë një proces politikisht i vlefshëm sesa një garë vetëm për numër. Kjo do të ishte farsë. Votimi i fshehtë po zhvillohet normalisht në çdo degë”, tha deputeti Eno Bozdo.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)