Dy risi te kuqezinjtë e vegjël, Bushi shpall listën për sfidat me Italinë dhe Slloveninë
Këto dy takime janë pjesë e përgatitjeve të Kombëtares U21 për Euro 2027, kompeticion ku Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore. Risitë më të spikatura në listën e publikuar nga trajneri Bushi janë portieri i Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, që aktivizohet në Norvegji.
Shqipëria U21 do të nisë muajin qershor me dy sfida të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat do të shërbejnë si një test i vlefshëm për kuqezinjtë në rrugëtimin e tyre drejt Kampionatit Europian 2027.
Trajneri Alban Bushi ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, dy kundërshtarë që do të matin nivelin e skuadrës në këtë fazë përgatitore.
Këto dy takime janë pjesë e përgatitjeve të Kombëtares U21 për Euro 2027, kompeticion ku Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore. Risitë më të spikatura në listën e publikuar nga trajneri Bushi janë portieri i Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, mesfushori që aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde, të dy të grumbulluar për herë të parë me ekipin Shpresa.
Foto: FSHF
Ndeshja e parë miqësore ndaj Sllovenisë U21 do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”. Ndërkohë, sfida e dytë përballë Italisë U21 është planifikuar për më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.
Një incident dramatik ka ndodhur në qiell mbi Austri, i cili për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, kur një avion i vogël u përplas në ajër me një parashutiste, duke e rrëzuar atë mes Alpeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit Ebola në Kongo, ku deri tani janë regjistruar të paktën 220 viktima.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
Momente paniku janë regjistruar në qendër të Tokios, pasi një person spërkati një substancë të panjohur pranë bankomatëve të një qendre tregtare në zonën luksoze të Ginzas, duke lënë të paktën 20 persona të lënduar.
Ndërkohë, ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi se presidenti i FIFA-s ka garantuar se lojtarët iranianë do të pajisen me viza për hyrjen në SHBA.
Pas humbjes tronditëse ndaj Cagliarit, Milani është pa drejtues. Pronari i klubit, Gerry Cardinale, ka vendosur të “pastrojë” të gjithë strukturën drejtuese dhe sportive të Milanit.
I pari që do t’i thotë lamtumirë kuqezinjve mund të jetë drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani, i ndjekur më pas nga drejtori sportiv Igli Tare, kreu i vëzhgimit Moncada dhe trajneri Massimiliano Allegri.
Në aktivitetin në Durrës, morën pjesë disa prej sportistëve pretendues në garat kontinentale, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe gara e veteranëve, ku u spikat rikthimi në pedanë i sportistëve në moshë të thyer.
Ylli argjentinas Lionel Messi pësoi një dëmtim para Kupës së Botës, duke kërkuar të zëvendësohej gjatë ndeshjes së Inter Miami në Major League Soçer të dielën.
Fitorja për Kimi Antonelli dhe tërheqja për shokun e skuadrës së Mercedes, George Russell e vendos atë 43 pikë përpara në krye të kampionatit të pilotëve. Ishte një luftë e madhe midis tij dhe Russell, por a do të kishte dalë në krye nëse britaniku do të kishte qëndruar në garë?
45-vjeçari u lëndua në trazirat që shpërthyen këtë pasdite midis tifozëve të Juventusit dhe Torinos përpara derbit që mbyll sezonin e Seria A dhe u transferua fillimisht në Spitalin Mauriziano, pastaj në Qendrën e Traumës Ortopedike.
Komente (0)