Maçu Piçu rrezikon të humb statusin si mrekulli e botës

Maçu Piçu konsiderohet një nga trashëgimitë më të rëndësishme të qytetërimit Inka dhe çdo vendim për heqjen e statusit do të kishte ndikim të madh në turizëm dhe imazhin ndërkombëtar të Perusë.

Burimi: Tgcom

26.05.2026. 14:24

Maçu Piçu rrezikon të humb statusin si mrekulli e botës

Maçu Piçu, një nga destinacionet më të njohura turistike dhe historike në botë, mund të humbasë statusin si “Mrekulli e Botës”, që iu dha në vitin 2007 nga organizata New7Wonders.

Në një deklaratë të fortë drejtuar autoriteteve dhe opinionit publik në Peru, organizata tha se nuk është bërë përparim në zgjidhjen e problemeve që rrezikojnë ruajtjen dhe besueshmërinë e sitit arkeologjik.

Sipas New7Wonders, shqetësimet e ngritura që në shtator të vitit 2025 vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura dhe situata është përkeqësuar për shkak të krizës politike dhe bllokimeve administrative në Peru.

Organizata kritikoi mungesën e një strategjie të qartë për mbrojtjen e Maçu Piçut, ndërsa vitet e fundit ka pasur debate të shumta për menaxhimin e turistëve, shitjen e biletave dhe ndikimin e turizmit masiv në zonën historike.

Në deklaratë thuhet se “status quo-ja dhe mungesa e veprimit nuk janë më të pranueshme”. Për këtë arsye, organizata ka kontaktuar edhe kandidatët presidencialë që garojnë në balotazh, duke kërkuar angazhime konkrete për mbrojtjen e monumentit.

Maçu Piçu konsiderohet një nga trashëgimitë më të rëndësishme të qytetërimit Inka dhe çdo vendim për heqjen e statusit do të kishte ndikim të madh në turizëm dhe imazhin ndërkombëtar të Perusë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)