Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se Partia Demokratike ka gati tre nisma ligjore për kriteret e integrimit.
Sipas tij vendi po nis fazë të re të negociatave me BE, por me më shumë kushte, duke bërë të ditur se janë plot 34 të tilla që lidhen me luftën kundër korrupsionit, imunitetit politik dhe pastrimit të parave.
"BE vendos kushte për zgjedhje të lira, komisione hetimore funksionale dhe një konkurrencë të ndershme”, u shpreh kreu i grupit të PD-së. Për të plotësuar këto kritere, Bardhi njoftoi se Partia Demokratike ka bërë gati paketën e parë me tre nisma ligjore:
-Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike.
-Dekriminalizimi i shpifjes ndaj gazetarëve.
-Pastrimi i parave si nen i veçantë në Kodin Penal", deklaroi Bardhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)