Igli Tare mbledh kujtimet nga Milani: Tifozët e mbështesin, edhe Modric vendos të largohet pas drejtorit sportiv
Përveç Tares, nga detyra janë larguar edhe Massimiliano Allegri, Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada. Ndërkohë pronari i klubit, Gerry Cardinale, është larguar nga Milano për t’u kthyer në New York.
Pas dështimit për tu kualifikuar në Champions, te Milani nisi revolucioni. Klubi kuqezi spastroi drejtuesit, si edhe stafin teknik, duke shkarkuar disa nga figurat kryesore të projektit sportiv. Mes emrave që largohen është edhe Igli Tare, i cili është parë duke dalë nga “Casa Milan” me sendet e tij personale, duke përfshirë edhe një fanellë të Milanit.
Igli Tare ha lasciato da pochi istanti Casa Mila: visita di pochi minuti il giorno dopo l’ufficialità del suo addio.
«Ho fatto tutto questo sempre con grande sacrificio» 🗣️
Vizita e tij në selinë e klubit zgjati vetëm pak minuta, një ditë pas njoftimit zyrtar për ndarjen me klubin. “Gjithçka e kam bërë me shumë sakrifica”, mësohet të ketë deklaruar drejtori sportiv gjatë largimit të tij. Përveç Tares, nga detyra janë larguar edhe Massimiliano Allegri, Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada. Ndërkohë pronari i klubit, Gerry Cardinale, është larguar nga Milano për t’u kthyer në New York.
Tifozët në mbështetje të Tares dhe Allegrit
Vendimet e fundit kanë shkaktuar reagime të forta mes tifozëve ultras të Milanit. “Curva Sud” ka dalë hapur në mbështetje të Allegrit dhe Tares, duke sulmuar ashpër Zlatan Ibrahimović dhe Cardinale-n. “Allegri dhe Tare janë të vetmit burra të vërtetë. Ibrahimoviç e keqja absolute”, shkruhej në një nga pankartat e shfaqura pranë stadiumit “San Siro”. Një tjetër pankartë akuzonte edhe futbollistët dhe drejtuesit: “Lojtarë dhe klub, të gjithë fajtorë”. Gjatë protestave, tifozët kishin vendosur pankarta edhe pranë hotelit ku ndodheshin Cardinale dhe Ibrahimoviç, me mesazhin: “Cardinale, ik në shtëpi: Turp!”.
Foto ilustruese
Luka Modriç drejt largimit nga Milani
Situata e krijuar ka tronditur edhe Luka Modrić. Sipas mediave italiane, mesfushori kroat po mendon seriozisht të largohet nga Milani pas shkarkimit të Allegrit dhe Tares, me të cilët kishte raporte shumë të mira. Raportohet se Modriç është zhgënjyer nga përfundimi i sezonit dhe mungesa e kualifikimit në Champions League. Madje, sipas “Tuttosport”, ai mund të rikthehet te Real Madrid, jo si lojtar, por në një rol drejtues ose teknik. Vendimi përfundimtar i kroatit pritet të bëhet publik pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 me kombëtaren e Kroacisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një incident dramatik ka ndodhur në qiell mbi Austri, i cili për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, kur një avion i vogël u përplas në ajër me një parashutiste, duke e rrëzuar atë mes Alpeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit Ebola në Kongo, ku deri tani janë regjistruar të paktën 220 viktima.
Momente paniku janë regjistruar në qendër të Tokios, pasi një person spërkati një substancë të panjohur pranë bankomatëve të një qendre tregtare në zonën luksoze të Ginzas, duke lënë të paktën 20 persona të lënduar.
Rusia ka lëshuar një paralajmërim të fortë për banorët e Kiev, duke u kërkuar qytetarëve, diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare që të largohen nga kryeqyteti ukrainas dhe të shmangin objektet ushtarake e administrative.
Një situatë e pazakontë ka shkaktuar tension në ambientet e Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ku një grua është ndaluar nga policia pasi tentoi të hynte në gjykatë me një thikë.
Sipas faqes zyrtare të Lega Serie A, Ramadani e mbylli sezonin te Lecce me 421.58 kilometra. Ai ka luajtur në 37 nga 38 ndeshjet e këtij kampionati, për një mesatare prej 11.39 km për ndeshje.
Këto dy takime janë pjesë e përgatitjeve të Kombëtares U21 për Euro 2027, kompeticion ku Shqipëria do të jetë një nga vendet organizatore. Risitë më të spikatura në listën e publikuar nga trajneri Bushi janë portieri i Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, që aktivizohet në Norvegji.
Ndërkohë, ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi se presidenti i FIFA-s ka garantuar se lojtarët iranianë do të pajisen me viza për hyrjen në SHBA.
Pas humbjes tronditëse ndaj Cagliarit, Milani është pa drejtues. Pronari i klubit, Gerry Cardinale, ka vendosur të “pastrojë” të gjithë strukturën drejtuese dhe sportive të Milanit.
I pari që do t’i thotë lamtumirë kuqezinjve mund të jetë drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani, i ndjekur më pas nga drejtori sportiv Igli Tare, kreu i vëzhgimit Moncada dhe trajneri Massimiliano Allegri.
Në aktivitetin në Durrës, morën pjesë disa prej sportistëve pretendues në garat kontinentale, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe gara e veteranëve, ku u spikat rikthimi në pedanë i sportistëve në moshë të thyer.
Ylli argjentinas Lionel Messi pësoi një dëmtim para Kupës së Botës, duke kërkuar të zëvendësohej gjatë ndeshjes së Inter Miami në Major League Soçer të dielën.
Komente (0)