Ylber Ramadani ishte një prej lojtarëve më të spikatur të këtij sezoni në futbollin italian. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u bë zyrtarisht që ka përshkuar më shumë kilometra në Serie A gjatë edicionit 2025-2026.
Sipas faqes zyrtare të Lega Serie A, Ramadani e mbylli sezonin te Lecce me 421.58 kilometra. Ai ka luajtur në 37 nga 38 ndeshjet e këtij kampionati, për një mesatare prej 11.39 km për ndeshje, pavarësisht se nuk ishte gjithmonë titullar.
Me kilometrat e pafundme që ka realizuar në fushë, Ramadani ishte një prej lojtarëve që e ndihmuan Lecce-n të siguronte mbijetesën në elitë. Në renditjen special të publikuar nga Serie A, ai ka lënë pas emra të rëndësishëm të kampionatit Italian.
Cristante i Romës pozicionohet në vendin e dytë me 412.44 km, më pas vijnë dy lojtarët e Genoa-s, Frendrup me 403.62 km dhe Vasquez me 396.42 km. Në vendin e pestë pozicionohet Karlstrom i Udinese-s me 396.37 km të vrapuara.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)