Berisha u rizgjodh në krye të PD, merr urimin nga Internacionalja Demokrate Kristiane

Internacionalja Demokrate Kristiane (IDC-CDI), ka uruar zyrtarisht Sali Berishën për rikonfirmimin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike.

26.05.2026. 18:24

Berisha mori një mandat të ri në krye të forcës kryesore opozitare në vend pas një procesi votimi përmes një referendumi nga anëtarësia.

"IDC-CDI vlerëson procesin demokratik të ndjekur nga Partia Demokratike dhe konfirmon mbështetjen për liderin e saj. Si një rrjet global i angazhuar fuqishëm në mbrojtjen e vlerave demokratike, ky urim mbart një peshë të veçantë politike për opozitën shqiptare në arenën ndërkombëtare", thuhet në mesazhin e urimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)