“Jemi fanatikë të Europës”, Rama në Bruksel: Shqipëria drejt një tjetër hapi kyç për anëtarësimin në BE
Me fokusin tek negociatat dhe integrimi europian, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimi Europian.
Me fokusin tek negociatat dhe integrimi europian, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Edi Rama ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimi Europian.
Në një prononcim për mediat, kryeministri e cilësoi këtë takim si një moment vendimtar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE. Sipas Ramës, konferenca shënon mbylljen e një pjese të rëndësishme të procesit të hapjes së negociatave dhe nisjen e fazës tjetër drejt përmbylljes së tyre.
“Është një moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit. Kemi punuar fort për një kohë të gjatë dhe tani po hyjmë në një etapë të re”, deklaroi Rama.
Kryeministri theksoi se procesi i integrimit nuk është “një bashkim i gënjeshtërt”, por një objektiv real për Shqipërinë, duke shtuar se vendi synon të bëhet anëtar me të drejta të plota në familjen europiane.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se Partia Demokratike ka gati tre nisma ligjore për kriteret e integrimit.
Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare me BE.
Nga Tokio ku ndodhet për vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama e quajti një gur tjetër konferencën ndërqeveritare Shqipëri- Bashkimi Europian më 26 maj, duke akuzuar opozitën se u lëshua rrugëve për të djegur Shqipërinë.
Ai nënvizoi gjithashtu se Shqipëria mbetet ndër vendet më pro-europiane në rajon, duke iu referuar rezultateve të barometrave europianë mbi mbështetjen publike për BE-në.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Rama u prit edhe nga Bart De Wever. Takimi vjen në kuadër të diskutimeve mbi ecurinë e negociatave dhe përmbushjen e kushteve të ndërmjetme që do të përcaktojnë ritmin e mëtejshëm të integrimit europian të Shqipërisë.
Konferenca e 8-të Ndërqeveritare konsiderohet një etapë kyçe për procesin e anëtarësimit, ndërsa autoritetet shqiptare synojnë avancimin e mëtejshëm të negociatave me BE-në.
Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet e angazhuar për integrimin europian, por sipas tij, nevojiten reforma të thella, një qeveri teknike dhe garantim i standardeve demokratike.
Një incident dramatik ka ndodhur në qiell mbi Austri, i cili për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, kur një avion i vogël u përplas në ajër me një parashutiste, duke e rrëzuar atë mes Alpeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit Ebola në Kongo, ku deri tani janë regjistruar të paktën 220 viktima.
Momente paniku janë regjistruar në qendër të Tokios, pasi një person spërkati një substancë të panjohur pranë bankomatëve të një qendre tregtare në zonën luksoze të Ginzas, duke lënë të paktën 20 persona të lënduar.
Rusia ka lëshuar një paralajmërim të fortë për banorët e Kiev, duke u kërkuar qytetarëve, diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare që të largohen nga kryeqyteti ukrainas dhe të shmangin objektet ushtarake e administrative.
Një situatë e pazakontë ka shkaktuar tension në ambientet e Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ku një grua është ndaluar nga policia pasi tentoi të hynte në gjykatë me një thikë.
Pritet vendimi final, çështja është ngritur nga një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të cilët pretendojnë se emërimi i “Diellës” në detyrën ministrore nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për ushtrimin e funksionit të ministrit.
“Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”, pjesëmarrësit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut shprehën solidaritet me studentët shqiptarë në RMV, duke kërkuar barazi dhe respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se Partia Demokratike ka gati tre nisma ligjore për kriteret e integrimit.
Aksioni i Prokurorisë së Sarandës në goditje ndaj shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimeve të paligjshme vijon më tej, ku përmes një njoftimi kjo prokurori bën të ditur se ka lëshuar 12 urdhra ekzekutimi.
Pas shtyrjes sërish të seancës ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, avokati i tij Plarent Ndreca ka folur për kthimin e çështjes në Gjykatën e Lartë, për të cilët tha se pret të arsyetohet vendimi, për të mos bërë deklarata të nxituara.
Komente (0)