Gjykata Kushtetuese ka përmbyllur shqyrtimin e ankimimit të bërë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike të Shqipërisë lidhur me emërimin e parë në botë të ministres së Inteligjencës Artificiale, të njohur si “Diella”. Pas përfundimit të këtij procesi, gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar në ditët në vijim.
Çështja është ngritur nga një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të cilët pretendojnë se emërimi i “Diellës” në detyrën ministrore nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore për ushtrimin e funksionit të ministrit. Në kërkesën e tyre drejtuar Gjykatës Kushtetuese, deputetët demokratë kërkojnë shfuqizimin e disa dispozitave të dekreteve presidenciale që lidhen me emërimin e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave, duke i konsideruar ato në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, një pjesë e kërkesës lidhet drejtpërdrejt me dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, i cili sipas ankimuesve ka qenë në shkelje të normave kushtetuese gjatë procedurës së emërimit. Pasi ka dëgjuar palët dhe ka analizuar argumentet e paraqitura, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të mbyllë shqyrtimin gjyqësor të çështjes, duke kaluar tashmë në fazën e marrjes së vendimit përfundimtar.
Vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë nëse pretendimet e opozitës për pavlefshmërinë e emërimeve dhe për papajtueshmërinë e “Diellës” me funksionin ministror do të pranohen apo rrëzohen. Pas përfundimit të këtij procesi, gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar në ditët në vijim për nëse pavlefshmëria e emërimit dhe papajtueshmëria e “Diellës” me funksionin ministror do të pranohet apo rrëzohet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)