Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policia. Dy të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Bulqizës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë është shoqëruar për disa minuta me vështirësi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)