Gjyqi i Laert Haxhiut, Cllevio shkon në GJKKO, do dëshmojë për tritolin në lokalin e Noizy-t
Në pamjet e publikuara nga ambientet e gjykatës, Cllevio shihet teksa pyet punonjësit e sigurisë për hyrjen e institucionit, përpara se të futet në sallën ku po zhvillohet seanca gjyqësore. Ai është thirrur për të dëshmuar për vendosjen e tritolit në lokalin në pronësi të familjes së reperit Noizy.
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit “Cllevio”, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të procesit që lidhet me vendosjen e tritolit në lokalin në pronësi të familjes së reperit Noizy në Durrës.
Në pamjet e publikuara nga ambientet e gjykatës, Cllevio shihet teksa pyet punonjësit e sigurisë për hyrjen e institucionit, përpara se të futet në sallën ku po zhvillohet seanca gjyqësore.
Ai është thirrur për të dëshmuar në procesin ndaj të pandehurve të akuzuar si pjesë e grupit kriminal që, sipas SPAK, drejtohej nga Laert Haxhiu. Në dosjen hetimore përfshihet edhe episodi i shpërthimit me eksploziv në biznesin e familjes Rajku, ngjarje e ndodhur më 8 qershor 2022 në zonën e Currilave, në Durrës, pas një sherri mes Cllevio-s dhe Noizy-t, i nisur nga rrjeti social Tik Tok.
Dy javë më parë në GJKKO dëshmoi Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy, i cili tregoi momentet e natës së shpërthimit që shkaktoi dëme të shumta materiale në lokalin e familjes.
“Unë në ato momente kam qenë në gjumë. Kemi gjetur lokalin të shkatërruar. Banesën e kam në të njëjtin objekt dhe e dëgjuam zhurmën. Kur zbrita poshtë pashë xhamat e thyer dhe gjithçka të prishur”, deklaroi ai para togave të zeza.
Laert Haxhiu u shpall fajtor për ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjes”, e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu. Për të njëjtën dosje janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka nisur të dëshmojë në procesi penal ndaj kreut të Bandës, Laert Haxhiu. Mes të tjerash ai ka folur dhe për tritolin që iu vendos biznesit të artistit të njohur, Noizy, dëshmi që e ka dhënë dhe më herët në procesin e gjykimit të të pandehurve të tjerë.
Në fokus të seancës së radhës ndaj grupit të Laert Haxhiut ishte dëshmia e Bashkim Rajkut, babait të reperit të njohur shqiptar Noizy, lidhur me shpërthimin me eksploziv në një lokal në pronësi të familjes së tyre në zonën e Currilave në Durrës.
Rajku tha se familja nuk kishte dijeni për autorët apo motivet e sulmit, ndërsa shtoi se nuk kishin pasur konflikte të drejtpërdrejta me askënd. I pyetur për marrëdhënien mes djalit të tij dhe Cllevios, ai pranoi se kishte pasur tensione të vogla mes dy reperëve, të lidhura me konkurrencën në muzikë.
“Konflikt të madh nuk kemi pasur, por çështje xhelozie dhe fërkime për muzikën. Nuk di të ketë pasur konflikt fizik mes tyre”, u shpreh Bashkim Rajku.
Në të njëjtin proces po dëshmon edhe i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka dhënë detaje për disa episode kriminale që SPAK ia atribuon grupit të Laert Haxhiut, përfshirë edhe atentatin me eksploziv ndaj biznesit të familjes Rajku.
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiu ka vijuar këtë të mërkurë në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku janë paraqitur si dëshmitarë reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku.
Artan Tafani ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale ku përfshihen të paktën 8 persona, ndërsa ka zbuluar detaje për vrasje, shpërthime me eksploziv, grabitje dhe aktivitete të tjera të bandës në disa qytete të Shqipërisë dhe në Greqi.
Për këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj Artan Tafanit, si dhe ndaj Lulëzim Spahias dhe Erisiano Abedinit. Vetë Noizy nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit gjyqësore. Për të pritet të përsëritet fletëthirrja, ndërsa procesi vijon me dëshmitarë të tjerë të thirrur nga SPAK.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, duke lënë në fuqi atë të Apelit të GJKKO-së.
Në GJKKO është shqyrtuar sot verifikimi i masave të sigurisë për të arrestuarit e operacionit të përbashkët të SPAK dhe antimafias së Barit, lidhur me çështjen e pastrimit të parave.
Qeveria shqiptare ka prezantuar programin e ri “Rilindje 2.0”, i cili synon modernizimin e qyteteve përmes investimeve në transportin publik, infrastrukturë urbane dhe zhvillim lokal. Ministri Ervin Demo, bëri të ditur se synohet pajisja e bashkive autobusë elektrikë për transportin publik.
Zv.kryeministrja Albana Koçiu e pyetur nga gazetarët nëse çështja Balluku pengoi drejtësinë, tha se vetë miratimi i raportit të IBAR tregoi se qeveria nuk është bërë pengesë.
Komente (0)