Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiu ka vijuar këtë të mërkurë në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku janë paraqitur si dëshmitarë reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku.
Ata janë pjesë e listës prej rreth 60 dëshmitarësh të kërkuar nga mbrojtja e Haxhiut, i cili akuzohet si drejtues i një grupi kriminal të përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda.
Sipas informacioneve, dëshmia lidhet edhe me episodin e vendosjes së tritolit në biznesin e Noizyt në Durrës. Për këtë çështje, avokatët kanë kërkuar që të dëshmojnë Bashkim Rajku dhe Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj.
Këtë të mërkurë në ambientet e GJKKO-së është parë fillimisht Bashkim Rajku, ndërsa më pas ka mbërritur edhe vetë Noizy.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)