Shpresë për fundin e luftës, SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes historike

Pas javësh tensionesh dhe përplasjesh në Lindjen e Mesme, raportimet e fundit nga mediat ndërkombëtare flasin për një mundësi reale arritjeje të marrëveshjes mes SHBA-ve dhe Iran, që mund t’i hapë rrugë ndaljes së konfliktit dhe rifillimit të negociatave bërthamore.

Burimi: Tgcom

06.05.2026. 11:56

Sipas burimeve diplomatike, Shtëpia e Bardhë është pranë një dakordësie me Teheranin për krijimin e një “kornize” negociuese që do të shërbente si bazë për uljen e tensioneve dhe për një marrëveshje afatgjatë mbi programin bërthamor iranian.

Megjithatë, SHBA-të presin që Irani të japë përgjigje për disa pika kyçe brenda 48 orëve të ardhshme. Burimet theksojnë se kjo konsiderohet marrëveshja më e afërt mes dy palëve që prej nisjes së luftës.

Drafti i marrëveshjes parashikon disa elementë të rëndësishëm, mes tyre angazhimin e Iranit për një moratorium mbi pasurimin bërthamor, heqjen graduale të sanksioneve amerikane dhe lirimin e miliarda dollarëve fonde iraniane të bllokuara.

Gjithashtu, parashikohet edhe heqja e kufizimeve për tranzitin detar në Hormuz, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Sipas burimeve, kohëzgjatja e moratoriumit bërthamor mbetet ende pikë diskutimi. Irani ka propozuar një periudhë 5-vjeçare, ndërsa SHBA-të kanë kërkuar 20 vite. Kompromisi aktual duket se po shkon drejt një afati prej 12 deri në 15 vitesh.

Po ashtu, Teherani thuhet se është zotuar të mos zhvillojë armë bërthamore dhe të mos ndërtojë objekte bërthamore nëntokësore, një kërkesë kyçe e Uashingtonit gjatë negociatave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)