Sekretari Hegseth konfirmon se armëpushimi mbetet në fuqi, por SHBA ka mbi 100 avionë dhe 15 mijë trupa në terren

Zyrtari i lartë amerikan theksoi se zhvillimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e një situate të parashikuar të paqëndrueshme, në kuadër të operacionit për shoqërimin e mjeteve lundruese.

05.05.2026. 21:26

Sekretari Hegseth konfirmon se armëpushimi mbetet në fuqi, por SHBA ka mbi 100 avionë dhe 15 mijë trupa në terren

Mbi 100 avionë luftarakë dhe mjete ajrore, me dhe pa pilot të Shteteve të Bashkuara janë aktualisht në operim të vazhdueshëm rreth Ngushticës së Hormuzit, 24 orë në ditë. Këtë e bëri të ditur gjenerali Dan Caine, shef i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura amerikane, gjatë një konference për shtyp në Washington.

Sipas tij, forca amerikane në terren përfshijnë mbi 15 mijë ushtarë dhe kanë vendosur kontrollin ajror dhe detar në zonë, me qëllim mbrojtjen nga kërcënimet e Iranit. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi se armëpushimi me Iranin vazhdon të qëndrojë në fuqi, pavarësisht sulmeve të raportuara ndaj anijeve në Hormuz.

Ai theksoi se zhvillimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e një situate të parashikuar të paqëndrueshme, në kuadër të operacionit për shoqërimin e mjeteve lundruese. “Do ta monitorojmë situatën shumë nga afër”, u shpreh Hegseth. Nga ana e tij, gjenerali Caine i cilësoi veprimet ushtarake të Iranit si “sulm i kufizuar me intensitet të ulët”, duke shtuar se çdo vendim për përshkallëzim të mëtejshëm mbetet në nivel politik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)