Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestë nga Astiri: Rama e ka plaçkitur vendin

Berisha përsëriti kritikat e forta ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e akuzuar për përqendrim pushteti dhe për lidhje me grupe kriminale.

05.05.2026. 20:16

Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestë nga Astiri: Rama e ka plaçkitur vendin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e zonës së Astirit, ku ka vlerësuar protestat e tyre si një simbol qëndrese dhe frymëzimi qytetar.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se banorët e Astirit kanë rezistuar në një periudhë të vështirë politike, duke e quajtur qëndrimin e tyre të pamposhtur në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të tyre.

Berisha përsëriti kritikat e forta ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e akuzuar për përqendrim pushteti dhe për lidhje me grupe kriminale, akuza që ai i ka artikuluar edhe në deklarata të mëparshme.

“Kurse ju qëndruat. Ndaj dhe them këtu para jush, ju jeni frymëzim i qëndresës qytetare dhe meritoni nderimin më të madh nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Meritoni një nderim ju dhe të gjithë qytetarët të cilët në këto vite bënë gjithçka, u përballën dhëmb për dhëmb me narkodiktatorin, me Edi Ramën.

Njeriun që moralin kriminal të familjes së tij, moralin prej krimineli të babait të tij biologjik, të xhaxhait të tij, e shtroi në moralin e qeverisjes së tij kundër shqiptarëve, e shtroi në përqëndrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij të zeza. E shtroi në bashkëpunimin e tij më të ngushtë me bandat më vrastare, me organizatat më kriminale, me kartelet e drogës. E shtroi në shkatërrimin e procesit zgjedhor dhe shtrirjen e zgjedhjeve në një farsë elektorale. E shtroi në plaçkitjen më të madhe të shqiptarëve në histori.

Miq, ju garantoj se të gjitha pushtimet dhe të gjitha regjimet marrë së bashku nuk kanë plaçkitur qytetarët e këtij vendi sa ç'ka plaçkitur Edvin Balluku dhe Lubi Rama me kompaninë e tyre. Por, qëndresa juaj, protesta juaj, revolta juaj, në periudhën më të vështirë, ka qenë shpëtimtare. Ka qenë shpëtimtare për shpirtin opozitar të këtij populli. Ka qenë shpëtimtare për opozitën. Ishte shpëtimtare dhe do jetë shpëtimtare për bashkinë dhe për Shqipërinë”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)