Ishte e para që denoncoi Epstein, zhduket në Nju Jork ish-modelja italiane

Situata është përkeqësuar pasi edhe rrjetet e saj sociale janë bërë të paarritshme ose janë fshirë.

Burimi: Tgcom

05.05.2026. 21:12

Ishte e para që denoncoi Epstein, zhduket në Nju Jork ish-modelja italiane

Ish-modelja dhe sipërmarrësja italiane e pasurive të paluajtshme, Elisabetta Ferretti, rezulton e zhdukur prej rreth dy javësh në Shtetet e Bashkuara, ku jeton dhe punon në Nu Jork.

Sipas mediave italiane, familjarët e saj në Veneto kanë humbur kontaktet me të që prej 22 prillit, duke mos marrë më telefonatat dhe mesazhet e zakonshme ditore. Situata është përkeqësuar pasi edhe rrjetet e saj sociale janë bërë të paarritshme ose janë fshirë.

Familja e Elisabetta Ferretti ka bërë denoncim në prokurorinë e Rovigos, ndërsa çështja është referuar edhe në Ministrinë e Jashtme të Italisë, e cila ka kontaktuar autoritetet amerikane për hetime.

Ferretti, e njohur edhe me mbiemrin e mëparshëm Tai, kishte udhëtuar për herë të fundit në Veneto në fillim të prillit për të vizituar familjen e saj, përpara se të rikthehej në SHBA.

Emri i saj është lidhur edhe më herët me çështjen e bujshme të financieri amerikan Jeffrey Epstein. Ajo kishte deklaruar publikisht se kishte qenë viktimë e përpjekjeve për shfrytëzim dhe kishte treguar se ishte larguar nga rrethi i tij pas një takimi të dyshimtë në Nju Jork.

Sipas dëshmive të saj të mëparshme, Elisabetta Ferretti kishte shkuar në rezidencën e Epstein me pretekstin e një prove për karrierë në modë, ku më pas kishte kuptuar situatën dhe ishte larguar pa u kthyer më.

Autoritetet italiane dhe amerikane po vijojnë kërkimet, ndërsa deri tani nuk ka asnjë gjurmë të saj apo informacion zyrtar mbi vendndodhjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)