Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 1 ditë më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti amerikan bëri edhe komente me nota ironike për moshën e tij, duke theksuar se nuk e konsideron veten të moshuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ngjallur reagime pas një deklarate të bërë gjatë një samiti biznesi në Shtëpinë e Bardhë, ku me tone humori ai tha se mund të qëndrojë në pushtet edhe për 8 apo 9 vite të tjera.
Gjatë fjalimit, Trump u shpreh se planifikon të përfitojë personalisht nga lehtësitë fiskale të miratuara nga administrata e tij pasi të largohet nga detyra.
“Kur të largohem nga posti pas, të themi, tetë apo nëntë vitesh, do të jem në gjendje t’i përdor vetë,” tha ai, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura në sallë.
Presidenti amerikan bëri edhe komente me nota ironike për moshën e tij, duke theksuar se nuk e konsideron veten të moshuar, duke u krahasuar me paraardhësin e tij, Joe Biden.
“Nuk jam aspak i moshuar. Ndihem njësoj si 50 vite më parë,” u shpreh Trump.
Ai shtoi gjithashtu se kandidatët për president dhe nënpresident duhet t’i nënshtrohen testeve kognitivi, duke theksuar se ai vetë ka kryer 3 të tilla dhe ka rezultuar me sukses në secilin prej tyre.
Deklaratat e fundit rikthejnë në vëmendje spekulimet për një mandat të tretë presidencial. Donald Trump e ka prekur disa herë këtë temë, si në takime me republikanët në Kongres, ashtu edhe në intervista, ku nuk e ka përjashtuar plotësisht këtë mundësi.
Megjithatë, një skenar i tillë mbetet i pamundur në praktikë. Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA përcakton qartë se një president mund të zgjidhet vetëm për dy mandate, pavarësisht nëse ato janë të njëpasnjëshme apo jo.
Hantavirusi, sipas ekspertëve të Organizatë Botërore te Shëndetësisë, transmetohet kryesisht përmes kontaktit me jashtëqitjet, urinën ose pështymën e brejtësve të infektuar.
20:31 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Situata është përkeqësuar pasi edhe rrjetet e saj sociale janë bërë të paarritshme ose janë fshirë.
19:57 54 min më parë05.05.2026.
Autori
Zyrtari i lartë amerikan theksoi se zhvillimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e një situate të parashikuar të paqëndrueshme, në kuadër të operacionit për shoqërimin e mjeteve lundruese.
19:42 39 min më parë05.05.2026.
Autori
Presidenti Nicusor Dan ka deklaruar se do të punojë për rindërtimin e një koalicioni të ri qeverisës, duke theksuar se Rumania do të vazhdojë të mbetet e angazhuar ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s
19:15 12 min më parë05.05.2026.
Autori
Burimi theksoi se synimi do të ishte zhvillimi i një fushate të shkurtër ushtarake, me qëllim rritjen e presionit ndaj Iranit për të bërë lëshime të mëtejshme në negociata.
17:35 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Deklaratat e tij erdhën vetëm dy ditë përpara vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio në Vatikan, që synon përmirësimin e marrëdhënieve mes Selisë së Shenjtë dhe SHBA.
16:29 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Një ngjarje tragjike ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, ku një ish-ushtarak afgan, i cili kishte bashkëpunuar me trupat britanike, ka humbur jetën pas një sherri të dhunshëm në një lokal.
15:58 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Një incident i rëndë ka shkaktuar kaos në një nga aeroportet më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një ndjekje policore përfundoi me aksident pranë terminalit kryesor.
15:39 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Në këtë klimë pasigurie, linjat ajrore kanë filluar të reagojnë paraprakisht, duke ulur fluturimet dhe kapacitetet. Sipas të dhënave nga firma analitike Cirium, numri total i vendeve të disponueshme globalisht ra nga 132 milionë në 130 milionë në periudhën nga mesi deri në fund të prillit.
15:14 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)