Një yll i vërtetë, shqiptarja shkëlqen mes VIP-ave të Met Gala

Themeluesja e kompanisë Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI u shfaq me një fustan të gjatë elegant në ngjyrë të zezë

Burimi: Daily Mail

05.05.2026. 17:51

Një yll i vërtetë, shqiptarja shkëlqen mes VIP-ave të Met Gala

Një nga figurat më të spikatura të teknologjisë globale, Mira Murati, ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të Met Gala 2026, duke u renditur mes emrave më të komentuar të mbrëmjes.

Themeluesja e kompanisë Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI u shfaq me një fustan të gjatë elegant në ngjyrë të zezë, i cili kombinonte finesën klasike me detaje moderne.

Prerja e ngushtë e veshjes theksonte linjat e saj, ndërsa dekolteja e theksuar në formë V i jepte një pamje të guximshme dhe sofistikuar.

Fustani ishte i zbukuruar me elemente në ngjyrë ari, duke krijuar një kontrast të rafinuar dhe duke reflektuar dritat e tapetit të kuq, çka e bëri paraqitjen e saj edhe më të spikatur mes yjeve të njohur të Hollywood-it.

Pjesëmarrja e Muratit në këtë event prestigjioz të modës shihet si një tjetër dëshmi e ndikimit në rritje të figurave të teknologjisë në skenën globale, përtej fushës së tyre profesionale.

Ajo përfaqësoi jo vetëm suksesin në industrinë e inteligjencës artificiale, por edhe një moment krenarie për shqiptarët në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës dhe modës në botë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)