Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përfundon në kanal

Një makinë ka dalë nga rruga në zonën e Vlorës, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj.

05.05.2026. 17:22

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së martës në rrugën e Lumit të Vlorës, shumë pranë fshatit Gjormë.

Sipas të dhënave një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bllok betoni të vendosur pranë një kanali.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Paraprakisht mendohet se aksidentit ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe më të cilën lëvizte mjeti, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)