Salianji sfidon Berishën: Nëse ke guxim publiko dosjen “Agasi-Beqiri”
Tensionet brenda Partisë Demokratike janë ashpërsuar edhe më tej, teksa ish-deputeti Ervin Salianji ka dalë me një reagim të fortë publik ndaj kreut të kësaj force politike, Sali Berisha, duke e akuzuar për heshtje dhe mungesë transparence lidhur me një çështje të ndjeshme.
Tensionet brenda Partisë Demokratike janë ashpërsuar edhe më tej, teksa ish-deputeti Ervin Salianji ka dalë me një reagim të fortë publik ndaj kreut të kësaj force politike, Sali Berisha, duke e akuzuar për heshtje dhe mungesë transparence lidhur me një çështje të ndjeshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji e akuzon Berishën se është “tmerruar sepse po humb privilegjet”, ndërsa i kërkon që të publikojë dosjen e njohur si “Agasi-Beqiri”. “Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte jo haluçinacione prej frikës”.
Në reagimin e tij, ish-deputeti publikoi edhe një pjesë të kësaj dosjeje, duke pretenduar se në dokumente përmendet rasti i një shtetaseje gjermane, e cila sipas tij është kërcënuar për të paguar një shumë prej 1 milion eurosh. “Ky nuk është opinion, është vendim gjykate”, thekson Salianji.
Salianji përmend vendimin e gjykatës britanike e cila sipas tij thekson se Berisha ka shfrytëzuar lidhjet e tij me krimin e organizuar për influencë politike.
Salianji vijoi me akuza të drejtpërdrejta, duke thënë se Berisha ka përfituar tendera, licenca dhe leje nga qeveria, ndërsa ai vetë është goditur politikisht dhe ligjërisht.
Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi qëndrimin e Berishës, duke e akuzuar për heshtje të qëllimshme në lidhje me emrin e Ermal Beqirit. “Po ti pse hesht? A ke marrë ndonjë ‘llokmë’ që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?”, shprehet ai.
Në vijim, Salianji e akuzon Berishën se është kthyer në simbol të degradimit politik. “Po kthehesh në simbol të kapjes dhe degradimit, jo vetëm për demokratët, por për gjithë shoqërinë”. Ai thekson se nuk mund të blihet apo kërcënohet dhe se demokratët nuk janë “dele”, por njerëz të guximshëm.
Ish-deputeti paralajmëron se ajo që ai e quan “regjimi Rama-Berisha” do të çmontohet “pjesë-pjesë”, duke sinjalizuar përplasje të mëtejshme në skenën politike.
Lideri i demokratëve theksoi se në garën për kryetar nuk mund të marrin pjesë persona që kanë vepruar kundër partisë apo kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politikë.
Këto deklarata vijnë pasi komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, kishte thënë më herët se pagesat nga Plani i Rritjes ishin pezulluar për shkak të regresit në drejtësi dhe ligjeve të diskutueshme.
Irani pretendon se u janë dërguar paralajmërime të qarta me radio për rrezikun e shkeljes së armëpushimit dhe se çdo përpjekje për të hyrë në ngushticë do të konsiderohej provokim.
Përmes një reagimi publik, autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje në furnizim dhe se aktiviteti ajror po zhvillohet sipas planit.
Sipas policisë në momentin e kontrollit në zonën e Belshit, në mjet ndodheshin 13 nxënës. Drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari Sazan Jashar Gjolena, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit.
Sipas Kasos, vetëm Berisha plotësoi të gjitha kriteret e vendosura, përfshirë anëtarësinë në parti, eksperiencën drejtuese dhe kushtet e integritetit sipas legjislacionit në fuqi.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dhënë versionin e tij para policisë.
Sipas Gjykatës, organet e vetingut nuk arritën të provonin në mënyrë bindëse se vazhdimi i detyrës së tij si gjyqtar ishte i papranueshëm për sitemin e drejtësisë.
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka reaguar lidhur me votimin e Raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europain duke u shprehur se hija e Ramës e Ballukut ishte në çdo rresht.
Me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në raport thuhet se është e mundur që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim në 2027-ën, por ka ende punë në luftën ndaj korrupsionit.
Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës dhe bëhet me dije se viktima është gjetur pa shenja jete.
Komente (0)