Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 20 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sipas Gjykatës, organet e vetingut nuk arritën të provonin në mënyrë bindëse se vazhdimi i detyrës së tij si gjyqtar ishte i papranueshëm për sitemin e drejtësisë.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka dhënë të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, duke konstatuar shkelje të Nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me shkarkimin e tij nga procesi i vetingut në Shqipëri.
Vendimi i Strasburgut vlerëson se ndërhyrja ndaj Metallës, konkretisht shkarkimi nga detyra, nuk ishte në përpjesëtim me qëllimet legjitime të ndjekura nga autoritetet shqiptare. Sipas Gjykatës, organet e vetingut nuk arritën të provonin në mënyrë bindëse se vazhdimi i detyrës së tij si gjyqtar ishte i papranueshëm.
Ish-gjyqtari u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendim i cili u la në fuqi më pas nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Shkarkimi u bazua kryesisht në problematika të konstatuara në kriterin e pasurisë, ku Metalla u akuzua për përfitim të një kredie të butë në kundërshtim me kushtet ligjore dhe për nënshkrim kontratash të konsideruara fiktive.
Megjithatë, Strasburgu pranoi se edhe pse këto veprime mund të ngrinin pikëpyetje mbi etikën e një gjyqtari, ato nuk arrinin nivelin që të justifikonin masën më të rëndë disiplinore – largimin përfundimtar nga sistemi i drejtësisë.
Për këtë arsye, Gjykata Evropiane urdhëroi shtetin shqiptar të dëmshpërblejë Metallën me 20,400 euro për dëmin pasuror, 6,000 euro për dëmin moral dhe 6,000 euro për shpenzimet ligjore.
Ervin Metalla ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke shërbyer si gjyqtar në Durrës që prej vitit 2001, më pas si kryetar i kësaj gjykate dhe që nga viti 2013 si gjyqtar në Apelin e Tiranës. Ai ka mbajtur gjithashtu postin e kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve dhe aktualisht ushtron profesionin e avokatit.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dhënë versionin e tij para policisë.
13:33 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka reaguar lidhur me votimin e Raportit për Shqipërinë në Parlamentin Europain duke u shprehur se hija e Ramës e Ballukut ishte në çdo rresht.
12:43 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim Komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë. Në raport thuhet se është e mundur që Shqipëria të jetë gati për anëtarësim në 2027-ën, por ka ende punë në luftën ndaj korrupsionit.
12:33 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës dhe bëhet me dije se viktima është gjetur pa shenja jete.
12:26 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për strukturat policore të Durrësit, pasi banorët e zonës ku ndodhi aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy fëmijëve ishin ankuar për Nikollë Radaçin dhe më herët.
11:59 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Me kokën ulur dhe i heshtur ka dalë para gjykatës autori i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm. Nikollë Radaçi mori masën e sigurisë arrest me burg për ngjarjen e rëndë, teksa shihet pas xhamit ku qëndrojnë të pandehurit.
11:43 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.
11:32 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët kryenin këmbim valutor pa licencë. Ata janë zbuluar në zonën e njohur tashmë në qendër të Tiranës, te "Dollari", ku janë sekuestruar një sasi prej 24 mijë eurosh, 13 mijë dollarë dhe 470 mijë lekë.
11:17 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.
11:07 3 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)