Fitoi titullin në Serie A, Interi bën gati rinovimin për Chivu, rol kyç në merkato

Pas titullit në Serie A, Inter është gati të zgjasë bashkëpunimin me trajnerin Cristian Chivu, duke e lidhur atë me klubin deri në vitin 2028.

Burimi: Sportmediaset

05.05.2026. 12:58

Fitoi titullin në Serie A, Interi bën gati rinovimin për Chivu, rol kyç në merkato

Pas titullit në Serie A, Inter është gati të zgjasë bashkëpunimin me trajnerin Cristian Chivu, duke e lidhur atë me klubin deri në vitin 2028.

Vendimi vjen pas triumfit të zikaltërve në titullin e 21-të kampion, ku roli i teknikut rumun është vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit dhe lojtarët. Presidenti Giuseppe Marotta ka theksuar se Chivu është një zgjedhje afatgjatë dhe pjesë thelbësore e projektit të klubit.

Sipas mediave italiane, kontrata aktuale, e vlefshme deri në vitin 2027, pritet të zgjatet me një vit tjetër, ndërsa paga e trajnerit do të rritet nga 2.5 në 3.5 milionë euro në sezon. Qëllimi është stabiliteti dhe vazhdimësia në stol, pa hyrë në sezon me kontratë në skadencë.

Paralelisht, Chivu do të ketë një rol vendimtar edhe në merkato, duke nisur një proces rinovimi të skuadrës, e cila kërkon freskim për shkak të moshës së disa lojtarëve. Ndër emrat e parë në listën e dëshirave janë Tarek Muharemovic, Manu Koné dhe Marco Palestra.

Objektivi i Interit është të ndërtojë një skuadër konkurruese për të ardhmen, duke ruajtur bazën fituese dhe duke shtuar energji të reja në repartet kyçe.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)