Aksidenti i mori jetën dy fëmijëve, arrest me burg për autorin Nikollë Radaçi

Me kokën ulur dhe i heshtur ka dalë para gjykatës autori i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm. Nikollë Radaçi mori masën e sigurisë arrest me burg për ngjarjen e rëndë, teksa shihet pas xhamit ku qëndrojnë të pandehurit.

05.05.2026. 11:43

Aksidenti i mori jetën dy fëmijëve, arrest me burg për autorin Nikollë Radaçi

Me kokën ulur dhe i heshtur ka dalë para gjykatës autori i aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë të pafajshëm. Nikollë Radaçi mori masën e sigurisë arrest me burg për ngjarjen e rëndë, teksa shihet pas xhamit ku qëndrojnë të pandehurit.

Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e 3 majit në zonën e Ish Kënetës në Durrës, ku tre fëmijë ishin duke luajtur në trotuar në momentin kur Radaçi i ka përplasur duke ecur me shpejtësi dhe në gjendje të dehur. Një 8-vjeçar ndodhet në spital i plagosur, teksa dy fëmijë 10 dhe 12 vjeç humbën jetën. 

Radaçi më herët ishtë raportuar në polici për shkelje, dhe banorët e zonës ishin ankuar për të. 

Gjykata caktoi masën arrest me burg për të pandehurin. Nga prokuroria kanë ardhur 3 akuza që rëndojnë ndaj të pandehurit. Ai nuk ka folur para gjykatës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Unë jam caktuar nga shteti për të realizuar mbrojtjen. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për shkaktim të vdekjeve. Ai rrezikon nga 5 deri në 20 vite parashikohet dënimi me burg. Po ashtu ai akuzohet dhe për largim nga vendi i aksidentit. Ai ka shprehur pendesë. Edhe sot dukej në gjendje të rëndë psikologjike. Atyre që ai ka shprehur, i qëndron akoma.”, tha avokatja e tij e caktuar kryesisht, Arta Gecaj.

Aksidenti me dy fëmijët në Durrës, Manja: Do ashpërsojmë Kodin Penal

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka reaguar në mbledhjen e komisionit të kësaj të marte duke paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal përsa i përket aksidenteve rrugore. 

"Ngjarja e rëndë ka prekur shumë ndjeshmëri, tek çdo shqiptar por edhe tek çdo prind. Ai është një njeri që do duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Ngjarja është shumë e rëndë. Bashkohem me ngushëllimet për familjet. Por ky Komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim ta përkthejë në ndryshime ligjore. Bashkë me disa kolegë të tjerë të kësaj mazhorance shumë shpejt do t’i drejtojmë Kuvendit të Shqipërisë një paketë ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe Kodin Penal. Autori i kësaj vepre penale gjithçka mundë të përfaqësojë, por nuk meriton të jetë më mes nesh përveçse të marrë ndëshkimin e merituar shembullor sipas ligjit", tha Manja.

AMP nis hetimet për policinë

Autoriteti i Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për strukturat policore të Durrësit, pasi banorët e zonës ku ndodhi aksidenti tragjik me humbjen e jetës së dy fëmijëve ishin ankuar për Nikollë Radaçin dhe më herët. 

Sipas një njoftimi për mediat, AMP ka nisur hetimet për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë, pas denoncimeve të bëra nga banorët e lagjes 15 në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.

Qytetarët thanë se policia nuk ka reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)