Aksidenti tragjik në Durrës, Nikoll Radaçi dëshmon në polici: Më preu rrugën një automjet, kisha pirë vetëm një birrë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dhënë versionin e tij para policisë.

05.05.2026. 13:33

57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili po drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, ka deklaruar se aksidenti ndodhi pasi u detyrua të devijonte për të shmangur një mjet tjetër që i kishte prerë rrugën në një rrugicë lagjeje në zonën e ish-Kënetës.

“Unë po lëvizja në korsinë e djathtë dhe papritur doli një automjet. Devijova për ta shmangur dhe përfundova në trotuar, ku u përfshiva në aksident me disa fëmijë”, mësohet të ketë thënë ai para oficerëve të policisë. Sipas dëshmisë, pas përplasjes ai ka ndaluar mjetin dhe u ka kërkuar punonjësve të një dyqani aty pranë të njoftonin policinë.

Radiçi ka pretenduar se po udhëtonte me rreth 30 km/h dhe se nuk i njihte fëmijët e përfshirë në aksident. Megjithatë, ai nuk ka mundur të japë detaje për automjetin që, sipas tij, i ndërpreu rrugën.

Ndërkohë, testi i alkoolit ka rezultuar pozitiv, me nivele 0.73 mg/l në testin e parë dhe 0.70 mg/l në të dytin. I pyetur për këtë, 57-vjeçari ka pranuar se kishte konsumuar alkool përpara drejtimit të mjetit. “Kam pirë një birrë në mëngjes”, është shprehur ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)