Aksidenti me dy fëmijët në Durrës, Manja: Do ashpërsojmë Kodin Penal

Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.

05.05.2026. 11:32

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka reaguar në mbledhjen e komisionit të kësaj të marte duke paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal përsa i përket aksidenteve rrugore. 

"Ngjarja e rëndë ka prekur shumë ndjeshmëri, tek çdo shqiptar por edhe tek çdo prind. Ai është një njeri që do duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Ngjarja është shumë e rëndë. Bashkohem me ngushëllimet për familjet. Por ky Komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim ta përkthejë në ndryshime ligjore. Bashkë me disa kolegë të tjerë të kësaj mazhorance shumë shpejt do t’i drejtojmë Kuvendit të Shqipërisë një paketë ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe Kodin Penal. Autori i kësaj vepre penale gjithçka mundë të përfaqësojë, por nuk meriton të jetë më mes nesh përveçse të marrë ndëshkimin e merituar shembullor sipas ligjit", tha Manja.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)