Afera e inceneratorëve, Alqi Bllako paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Më 11 mars, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.

05.05.2026. 10:00

Afera e inceneratorëve, Alqi Bllako paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Ai shihet i shoqëruar nga avokati i tij gjatë hyrjes në ambientet e gjykatës.

Kujtojmë se më 11 mars, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të konsideruar si pronarë de facto të shoqërisë koncesionare.

Shuma dyshohet se është përdorur për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, konkretisht për një fabrikë birre në Ersekë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)